• |
ide | kryesore

Rreth 200 artefakte të filmit ‘Matrix’ në ankand për të mbështetur të rinjtë transgjinorë

-Instant, F1, Paparazzi



Lana dhe Lilly Wachowski, krijueset që qëndrojnë pas “The Matrix” dhe “Cloud Atlas”, po nxjerrin në ankand rreth 200 rekuizita dhe efemera filmike nga arkivat e tyre të mëdha.

Nuk ishte e lehtë të ndaheshe me disa nga thesaret, tha Lilly Wachoswki, duke përfshirë pjesë origjinale nga disa prej momenteve më ikonike në këto filma historik. Por të ardhurat nga ankandi shkojnë për organizatat që mbrojnë të rinjtë transgjinorë.

Lilly Wachowski shkroi në Twitter se ajo dhe Lana kishin bërë një “pastrim pranveror” kur ata “për fat të mirë vendosën të kalonin disa nga thesaret më të mira që kemi mbledhur ndër vite!”

“Nuk ka arkë të besëlidhjeve, por disa artefakte mjaft të mëdha dhe magjike!” ajo tha.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *