• |
ide | kryesore

Vendimi i ri/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit në vend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Cmimi-naftes-ne-Shqiperi-ulet-me-3-leke-ne-bote-30-per-qind-620x360.jpg



Vendimi i Bordit të Transparencës datë 26.4.2022

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 26 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.
Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
• 214 Lekë/litri për gazoilin;
• 194 Lekë/litri për benzinën;
• 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
• 226 Lekë/litri për gazoilin;

• 206 Lekë/litri për benzinën;
• 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 26.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.



20 Comments

  1. Jepini lajmet tamam dhe jo te beni sherbetorin e hajnave me pushtet. Na thoni sa eshte sot çmimi ne burse per nje fuçi , sa ka qene para lufte qe edhe ne te bejme nje arsyetim njerezor . Jo ishte X u be Y . keta po na xhvasin perhere e me shume . Palloshi ka leverdi qe çmimi te jete i larte se vjedh me shume por ata qe e pesojne ne te vertete jemi ne populli i thjeshte .

    1. Je i sakt . Pse i merrni kopi peist lajmet ? Keshtu i ngini bishtin hajdutit 2 m . Gazetaria çfare bene ? Nuk ben ndonje investigim? Pushtetaret jane bere si vampira , vetem gjak duan .

  2. Cmimi i naftes dhe neneprodukteve te tij ka filluar te ulet pak nga pak. Nga nje cmim qe ishte relativisht i larte eshte ulur goxha.

  3. Po shohim qe ka ulje te cmimeve dhe shume mire qe po vendosi cmime tavan qe ndikojne per mire te personat qe perdorin automjete.

    1. Eshte e nevojshme qe te ulen cmimet pasi dhe si pasoje e luftes ekonomia nuk eshte shume e mire dhe konsumatoret nuk kane te ardhura mjaftueshem per te paguar cmime te larta te karburantit

  4. Kjo eshte gje e mire nafta po ulet dhe bordi trasparences po ben nje pune shume te mire duke i mbajtur cmimet nen kontrtoll

  5. Ndryshimi i cmimit te naftes po ndodh ne gjithe boten dhe jam e bindur qe qeveria po punon fort per te bere permiresime

  6. Rendesi ka qe bordi i transparences po ben te pamunduren qe cmimi i naftes te ulet dhe te jete sa me transparent me qytetaret.

  7. Bol o boll me spamming. Se kuptoni qe bini ne sy. Jeni me keq se keta shpellaro-komentuesit e saliut. Na hapet barkun duke komentuar me elokuence dhe me emra fallco te njejtin mesazh….Boll!

  8. Bordi i transparences po ben me te miren si per ti mbajt cmimet konstante, per ti ulur ato dhe per te na informuar ne per to

  9. ne cmimin e naftes do ket gjithmon ndryshim dhe bordi trasparences po ben nje pun shum te mir dukeni mbajtur cmimet nen kontroll

  10. Ne mendimin tim bordi po mundohet qe te mbaje nen kontrroll cmimet se kriza esht gjithandej po mos t ishte bordi do na kishin abuzu fare kto tregtaret

    1. Po moj po Çmimet po ulen , tani ulni edhe breket siç e keni zakona ju kurvat patronazhiste.
      Ju qifsha babin ne bythe dhe palloshin ne goje o rrac prostitutash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *