• |
ide | kryesore

Preteksti i Kosovës për ndarjen e Ukrainës/ Si u konsultua Putini me Vuçiçin para luftës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pas takimit që pati në Moskë me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres theksoi edhe një herë se “pushtimi rus në Ukrainë është një shkelje e integritetit territorial të një vendi që bie ndesh me statutet e OKB-së”.

Deklarata e Guterres u bë pas bisedimeve të tensionuara me Lavrov dhe Putin, dhe u pasua nga pohimi i Sekretarit të Shtetit, Entoni Blinken sipas të cilit, Rusia nuk ka treguar seriozitet, që lufta në Ukrainë të përfundojë përmes diplomacisë.

Por sipas asaj që raportuan mediat ndërkombëtare, versioni i Putin për “legjitimitetin” e agresionit në Ukrainë përfshin shembullin e Kosovës.

Sipas Putin, popullsia e Luhanskut dhe Donetskut ka të drejtë për vetëvendosje dhe këtu ai ndjek paralelet me pavarësinë e Kosovës.

Putin ka thënë se “kishte lexuar personalisht të gjitha dokumentet e Tribunalit Ndërkombëtar të OKB-së”.

“Më kujtohet shumë mirë verdikti i Gjykatës Ndërkombëtare, e cila thoshte se një territor i caktuar i një shteti nuk është i detyruar të kërkojë leje për të deklaruar sovranitetin e tij nga autoritetet qendrore të vendit” duke shtuar: “nëse ky precedent ekziston, mund ta bënin edhe republikat (të vetëshpallura) të Donbasit. Nga ana jonë, ne morëm të drejtën t’i njohim si shtete të pavarura” dhe më pas t’u japim atyre ndihmë ushtarake”.

“Ne kishim të drejtën ta bënim në përputhje të plotë me nenin 51 të statuteve të OKB-së”, përfundoi presidenti rus, duke iu referuar vetëshpalljes së republikave të Luhanskut dhe Donetskut.

Nuk është hera e parë që Putin përdor shembullin e Kosovës, si justifikim për luftën në Ukrainë.

LEXO EDHE:

Vuçiç rrëfen takimin me Putinin: I tregova në hartë veriun e Kosovës!

Kryeministri Albin Kurti e ka kundërshtuar paralelizimin e Putin, duke thënë se krahasimi nuk qëndron. “Ne kishim zgjedhje në Kosovë dhe një referendum gjatë okupimit serb, por referendumet në Krime dhe Donbass ishin shumë të ndryshme: kutitë e votimit ishin në duart e ushtarëve rus të armatosur” ka thënë Albin Kurti.

Një tjetër argument që Kosova kërkon ta ngrejë si çështje për të zhbërë paralelizmin me rajonet e Donbasit është “gjenocidi”. Sipas Albin Kurtit, ndryshe nga situata në Ukrainë, në Kosovë pati gjenocid nga Serbia. “Më shumë se 12,000 civilë të paarmatosur u vranë nga forcat serbe të udhëhequra nga regjimi i Millosheviqit, 20,000 gra u përdhunuan, rreth 1,300 fëmijë u vranë dhe 860,000 shqiptarë nga Kosova u dëbuan në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri ose Mal të Zi dhe 80% e popullsisë në Kosovë në pranverën e vitit 1999 u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Përveç kësaj, 120 mijë shtëpi u shkatërruan, u dogjën ose u dëmtuan rëndë, duke i bërë ato të papërdorshme. Ajo që ndodhi në Kosovë ishte gjenocid dhe NATO ndërhyri” ka thënë Albin Kurti.

LEXO EDHE:

https://www.france24.com/es/europa/20220427-vladimir-putin-ant%C3%B3nio-guterres-encuentro-mosc%C3%BA-versiones-distintas-guerra-ucrania

Por versioni i Putinit, duket se ka mbështetjen e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, të cilin mediat italiane e pagëzuan pak ditë më parë si një “Putin i vogël”.

Në nëntor të vitit të kaluar, Vuçiç takoi Putinin në Soçi dhe doli i ekzaltuar pas bisedës me të. Ai pranoi se kishin shpalosur në tryezë hartën e Ballkanit, duke i treguar shefit të Kremlinit veriun e Kosovës. Vuçiç e pranoi këtë në intervistën që dha për mediat serbe në 26 Nëntor të vitit të kaluar kur tha: “Ne biseduam për këtë në mënyrë miqësore dhe kuptohemi mirë. Unë fola për standarde të dyfishta për hipokrizinë shpeshherë në marrëdhëniet ndërkombëtare, presidenti Putin e njeh këtë dhe e kupton mirë se për çfarë po flas, por ai më kërkoi shpjegime shtesë, kështu që folëm për veriun e Kosovës dhe ia treguam në hartë”.

Dy ditë para se të niste lufta në Ukrainë, Vuçiç përshëndeti vendimin e Putin për të njohur shpalljen e pavarësisë së të ashtuquajturave Republika Popullore në Donetsk dhe Luhansk.

“Vendimi i Presidentit rus ka ndryshuar tërësisht rendin botëror. Gjithçka dinim deri dje nuk ekziston më sot. Situata është ndoshta më e vështirë për ne, prindërit tanë dhe fëmijët tanë, por nuk do të jetë më e vështirë në 20-30 vitet e ardhshme. Mendoj se ky vendim, “de facto” po ndryshon thelbësisht rendin botëror”, tha Vuçiç për televizionin serb “Pink” në datën 22 Shkurt.

Shembulli që sjell Putin për Kosovën e komplikon situatën dhe duket se zgjat status quo-në dhe paqëndrueshmërinë, në një kohë kur qëllimi final është njohja nga OKB.

Në fakt, justifikimi i Guterres kur u gjend përballë versionit të Putinit, sipas mediave të huaja ishte se OKB ende nuk e njeh Kosovën.

©LAPSI.AL



5 Comments

  1. Lumturi Ratkoceri, e cila shpesh herë del në qëndrime të ashpra kundër Sali Berishës, e konsideron peticionin si një veprim kundër interesave të Shqipërisë dhe pro interesit personal të Berishës.Njelloj si salihu u konsultua me ilirin per peticionin kunder amerikes

  2. peticioni i nisur nga disa përkrahës të tij, nuk është gjë tjetër veçse “xhihad” krejt aritificial që Sali Berisha ka nxitur edhe në të shkuarën nga lart, thjesht për interesa të ngushta.

    Në vitin 1997, për herë të parë, shefi i shërbimit sekret shqiptar, njeri i afërt i Sali Berishës, Bashkim Gazidede, artikuloi tentativat e një “xhihadi antiamerikan” në Parlamentin shqiptar, ku akuzoi Uashingtonin se ka rrëzuar Berishën nga pushteti

  3. Por meqë ftesa verbale për “dasëm” qenka bërë pas mesit të natës, kujtoj se e njëjta gjë ka ndodhur edhe 5 vjet më parë, kur na larguan. Natyrisht, pa votë dhe pa mbledhje forumesh politike.

    Të paktën, orën mund ta kishin ndërruar. Se në dorë vetë e kishin, si atëherë edhe tani”, shkruan Patozi.

  4. Dy delegacione të nivelit më të lartw të mundshëm në aspektin politik janë në Tiranë dhe janë qartazi vetëm për ata shqiptarë që mbështesin Perëndimin. Dhe natyrisht që nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga linja e tyre.

    Është problemi i shqiptarëve nëse mes Perëndimit dhe “duam babistëve”, u mbajnë oturakun këtyre të fundit, derisa të shuhen rrugëve si mbetje toksike talibane të shekullit 21

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *