• |
ide | kryesore

Shqiptari Abazoviç, kryeministër me votat e Gjukanoviçit

-Instant, Kryesore



Parlamenti i Malit të Zi miratoi të enjten në mbrëmje qeverinë e re të vendit, kryeministër i së cilës do të jetë Dritan Abazoviç.

45 deputetë votuan në favor të qeverisë së re, ndërsa 3 votuan kundër.

Qeveria e re u zgjodh me votat e deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit Millo Gjukanoviq, Partisë Popullore Socialiste, Lëvizjes Qytetare URA, Partisë Socialdemokrate, Partisë Boshnjake, partive shqiptare dhe Partisë Liberale. Vetëm deputetët e Socialdemokratëve të Malit të Zi ishin kundër.

Profil/ Kush është Dritan Abazoviç, kryeministri i ri në Podgoricë

Deputetët e partisë pro-serbe Fronti Demokratik dhe Partisë që drejtonte qeverinë e mëparshme, Demokratët e Malit të Zi, nuk morën pjesë në seancë.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell përshëndeti qeverinë e re të kryeministrit Abazoviç.

“Pres me padurim të punojmë së bashku për përparim të prekshëm në rrugën drejt BE-së. Mali i Zi është një partner i besueshëm, i harmonizuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së”, shkroi zoti Borrell në rrjetet sociale.

Duke paraqitur programin e punës të qeverisë së 43-të të vendit gjatë seancës, zoti Abazoviç vuri në dukje, se ajo do të bazohet në dy shtylla kryesore – shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik.

“Sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik do të jenë dy shtyllat kryesore të qeverisë së re. Ato kanë pesë fusha prioritare të veprimit dhe ato janë: lufta kundër korrupsionit, investime më të qëndrueshme, integrimi në Bashkimin Evropian, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit”, tha zoti Abazoviç.

Zoti Abazoviç, tha se vetëm me mirëkuptim të ndërsjellët, respekt dhe gatishmëri për të vënë interesin shtetëror para interesave personale dhe partiake, vendi mund të ecë përpara.

Ndër prioritetet e qeverisë ai theksoi “Marrëveshjen për zgjedhjen e bartësve të pozitave më të larta gjyqësore, marrëveshjen për krijimin e organeve dhe institucioneve shtetërore përgjegjëse dhe funksionale në të cilat do të nënkuptohet sjelljet e ligjshme; harmonizimin e legjislacionit në fushën e drejtësisë me standardet e Komisionit Evropian dhe opinionet e Komisionit të Venecias; Ligji për ekzaminimin e origjinës së pasurisë “etj.

Qeveria do të ketë 18 ministra dhe katër zëvendëskryeministra.

Në seancën e paradites, parlamenti zgjodhi Danijela Gjuroviqin, nga radhët e Partisë Popullore Socialiste, si kryetare të parlamentit.

Qeveria e re pason atë të ish kryeministrit Zdravko Krivokapiq, i cili humbi votëbesimin në dhjetor të vitit 2020.

Rrëzimi i qeverisë pasoi krizën disamuajshe në marrëdhëniet mes parlamentit dhe qeverisë, si dhe brenda vetë qeverisë. VOA



3 Comments

  1. Mos harroni ne zgjedhjet ne Mal Te Zi per here te pare ne historine shqiptare,kryeministri nuk mbeshteti shqiptaret por malazezin Gjukanovic. NEdi Rama nuk mbeshteti As Abazovicin dhe as partite e tjera shqiptare por Gjukanovicin. Dhe tani per ironi te fatit na del si gjeli maje plehur dhe ben sikur u gezua

  2. Minoritetet te sherbejne si ura lidhese paqe ndemjet popujve dhe te mos lejohen te sherbejne si vatra zjarri e lufte per tregtaret e armeve dhe diktatoret qe njerezimi pjell gabimisht duke sjelle momente te veshtira per planetin tone.

  3. dialogun mes tij dhe Berishës në një studio, ku ky i fundit u shpreh se për gjyqin kundër Antony Blinken ka paguar vetëm 7200 euro. Mirëpo sipas Vangjelit, kjo shifër është tepër e ulët edhe për një avokat në Tiranë. Ai shtoi për ‘Kontrast’ se ndoshta nesër Berishës do t’i duhet të përballet me një akuzë, si rasti i Lulzim Bashës për lobimin 500 mijë eurosh në SHBA. Vangjeli tha se doktorit mund t’i kërkohet jo vetëm burimi, por edhe se si i ka dërguar këto para dhe nëse kjo është shuma e saktë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *