• |
ide | kryesore

Dritan Abazoviç: Procesi i formimit të qeverisë së re duhet të përshpejtohet

Lajme, Planet



Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic deklaroi se procesi i formimit të qeverisë së re duhet të përshpejtohet, për të mos humbur kohën e qytetarëve.

Ai ka theksuar se i ka bërë përshtypje që presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka thënë se dëshiron ta shoh URA-në në qeverinë e re, por thotë se nga ajo lëvizje nuk ka ndërhyrë në proces.

“Përfaqësuesi ka mundësinë të zgjedhë ekipin e tij dhe qëndroj në faktin se do ta përgëzojmë nëse do të jetë i suksesshëm, e nëse jo, duhet të shkojmë drejt zgjidhjeve të reja”, tha Abazoviç për TVCG. Abazoviç aktualisht ndodhet në Manila, ku ekipi malazez i basketbollit po luan në kampionatin botëror.



1 Comment

  1. Po Kush t’pyet ty o Dritan? Ti ishe thjesht njedekor i perkohshem e qe ske per te qene me kurre as dekor.Mos u bej i rendesishem, pa qene me. Apo je merzit qe partite serbe spo i marrin ne qeveri hic?(jo se nuk deshi presidenti i ri,por se keshtu u thane nderkombetaret, qe mezi iu hapen syte e kuptuan qe Minishengeni dhe kjo “bota serbe” nuk eshte shaka por rrezik shperthyes. Bile duhet t’u hapen syte,para se te jete vone edhe per Maqedonine qe po afrohet ne menyre te ngadalte (pa rene shume ne sy e tinzare me Serbine. Ik ne shpi Dritan, se “vlera” jote si dekor, ka mbaru, e per faiin tend te keq, kjo periudhe vetem ta nxiu CV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *