• |
ide | kryesore

Atentati me armë zjarri ndaj Dedë Pllanajt, reagon policia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e Dedë Pllanjat. Sipas policisë, Pllanaj,  60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër, është plagosur në rrethana të paqarta dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

‘Rreth orës 22:10, në lagjen “Dobraç”  Shkodër, në rrethana ende të paqarta,  është plagosur me armë zjarri shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër,  i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje – dalje të qytetit  dhe vijon krehja e zonës me qëllim  kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për  identifikimin e autorit/ve  zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.’- njofton policia.

I plagosuri është Dedë Planaj,  djali xhaxhait i Bardhok Planajt që u ekzekutua para një viti me breshëri kallashnikovi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *