• |
ide | kryesore

Ronaldo e Messi në një skuadër: PSG gati të bashkojë dy ‘jashtëtokësorët’

-Instant, Sport



Ishte një nga telenovelat më tërheqëse të verës së kaluar, kur Ronaldo ishte ende te Juventus: Messi dhe CR7 më në fund në të njëjtin ekip. E ai ekip mund të ishte vetëm PSG. Gjërat rrodhën ndryshe dhe kampioni portugez kaloi te Manchester United. Por tani skenari përsëritet dhe është shumë më pranë konkretizimit. Ten Hag, trajneri i ri i Red Devils, dëshiron të fokusohet në një ekip me moshë të re dhe e ardhmja e Ronaldos duket gjithnjë e më larg Premier League. Për më tepër, pavarësisht ofertave të emirëve, Mbappé është afër kalimit te Real Madrid.

Dy të dhëna mund të bëjnë një provë. Është i bindur ish-lojtari i Arsenal, tani komentatori, Paul Merson, që për Mirror pretendon se “PSG dëshiron vetëm një gjë, Champions League: e Ronaldo e njeh mirë kompeticionin. Shënon gola, shet fanella e Ligue 1 është një kampionat i lehtë, që do ta lejojë atë të përqendrohet në Ligën e Kampionëve. Me Messin tashmë në skuadër, ne mund të shohim dy nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave së bashku”. Për të mos përmendur se në skuadër është edhe një farë Neymar…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *