• |
ide | kryesore

Analiza/ Heshtja e mediave të mëdha për degradimin e lirisë së shtypit

-Instant, Arkiva, Kryesore
liria e shtypit



Mediat e mëdha të vendit e kaluan pothuajse me një heshtje varri rezultatin më të keq në histori që mori Shqipëria në klasifikimin e lirisë së shtypit nga “Reportetrët pa kufi”. Lajmi se ishim të fundit e rajonit tonë dhe se kishim humbur plot 20 vende vetëm brenda vitit të fundit, as nuk zuri vend kryesor në edicionet e lajmeve dhe as u debatua në emisionet e mbrëmjes.

Ndonëse edhe kryeredaktorët e të parave edhe drejtuesit e të dytave vazhdojnë të vetëquhen gazetarë, pra janë drejtpërdrejt të interesuar për këtë temë.

Po pse gjetjet e rënda të “Reporters sans frontieres” u mbuluan me këtë lloj omerta-je të denjë për aleancat mafioze?

Lexo më tej:

Pse turfulloi Rama kundër raportit për degradimin e lirisë së mediave

Për të marrë përgjigjen e kësaj pyetjeje, Lapsi.al është thelluar jo vetëm me vendin e 103 ku klasifikohet Shqipëria, pra me anën sipërfaqësore të lajmit, por ka shkuar me thellë duke lexuar arsyetimin që organizata, botërisht e njohur për lirinë e shtypit, i bën degradimit të situatës në vend.

Dhe aty vërehen dy kolona kryesore për të cilat mediat tona pro oligarkike nuk janë të interesuara të flasin. I pari është monopolizimi i pushtetit informativ në pak njerëz. “Pjesa më e madhe e tregut mediatik shqiptar është tepër e përqendruar në duart e katër ose pesë kompanive”, vërejnë “Reporterët…”. Ata vazhdojnë në të njëjtën linjë: “Mediat private më me ndikim në Shqipëri janë në pronësi të një grushti kompanish që kanë lidhje me politikanë dhe në të njëjtën kohë operojnë në sektorë që kanë nevojë për rregullim nga shteti, si ndërtimi”.

Pra këtu del qartë se mediat e mëdha nuk i shërbejnë informimit të drejtë të publikut, por interesave të pronarëve të tyre, të cilët janë të varur nga vendimet dhe interesat e atyre që qeverisin. Dhe raporti nuk i kursen as këta të dytët. Duke vëzhguar pavarësinë e kërcënuar të redaksive të lajmeve, raporti vazhdon: “Gazetarët u përballën me presione politike të përkeqësuara në vitin 2021 nga përpjekjet për të kontrolluar informacionin gjatë zgjedhjeve legjislative dhe pandemisë Covid-19”. Aty nuk ngurohet të vihet edhe gishti mbi mëkatarin, duke theksuar se presioni ushtrohet nga ata që janë në pushtet. “Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen rregullisht me sulme politike që synojnë diskreditimin e tyre dhe ata kanë vështirësi për të aksesuar informacionin publik”, shkruajnë “Reporters sans frontieres”.

Andi Bushati: Cicërimat e përgënjeshtrimeve pa kufij

Të gjitha këto, po të shihen gjithashtu edhe në sfondin e një tregu të reklamës publike që shpërndahet “në mënyrë opake… duke lënë dyshime për trafik influence” dhe të një pjese të tregut që nuk vetëfinancohet por ushqehet nga burime të dyshimta financiare, kuptohet pse Shqipëria është rrokullisur kaq poshtë në klasifikim.

Por e gjithë kjo pasqyrë shpjegon edhe pse mediat e mëdha u munduan ta sfumojnë lajmin se ishim renditur në vend të 103 dhe se ishim të fundit në rajon, ndonëse ai lidhej ngushtësish me mbijetesën e gazetarëve. Ato nuk folën se ai është një denoncim për modelin e ekzistencës së tyre, si prona të një oligarku pronar që për përfitimet e veta monetare i shërben interesave propagandistike të qeverisë. Prandaj dhe raporti flet për rritje të autocensurës tek gazetarët.

©Lapsi.al



16 Comments

  1. Po tre media e qeverise Klan, Top Chanel dhe Vizion te treja kane firma ndertimi,automatikisht jane vasal te qeverise, pasi varen nga lejet e ndertimit.

    Prandaj duhen bojkotuar sic bej une.

  2. nuk ka serish asnje transparence per listat e anetaresi se PDSH; 5) kandidatet nuk jane pyetur per perberjen e Komisionit, sipas parimit te shokut Stalin “populli voton, votat i numerojme ne”; 6) zgjedhjet po mbahen nderkohe qe PD eshte e percare me keq se 1 vit me pare!

    E vetmja gje qe ndryshon nga zgjedhjet e vjedhura ne 13 qershor me keto te 22 majit eshte se po kalojme nga “Lul Brava” tek “Doktor Dryni”!Deshmitari salih po tv Syri i Qimit te zenit qe paguhet nga parate e pista te krimi nga Trusti i Geshtenjave

      1. Ne rregull eshte patronazhisti. PSSH eshte krejt e cilter dhe e hapur, listat i ka aq transparente, saqe ministrat e marrin vesh ne median e pavarur kur emerohen. Tani ai po i ben reklame medias se lire e cila konstaton fajet e opozites qe na qeveris. Ketyra eshte t’ju fusesh nga nje hu aty ku nuk bie dielli dhe t’i nxjerresh neper rruge si karnevale.

  3. Modeli i mediave, ashtu si i gjithckaje qe zbaton kryekurva jone eshte ai amerikan, mekembes i se ciles ai eshte ne shqiperi.
    Shikoni mediat mainstream ne usa MSNBC, CNN, ABC etj historikisht gjithnje pro-lufterave, ndonese vetequhen si qender-e majte, mei llaf megafone te qivirriut atje dmth biznesit ushtarak e financiar.
    Shkurt modeli sorroist i cili aktualisht sundon ne petendim.
    Te gjithe e kane kuptuar sorroizmi eshte autoritarizem pavaresisht te prezantuarit tr tij si autoritarizem me etikete.
    Dmth ska kuptim Liria, as ajo mediatike.

  4. SEMOS VETEM KJO NA PENGOI . KETU ÇDO GJE ESHTE NDERTUAR ANAPOLLA .
    NA MUNGON MIRESIA DHE I KEMI LENE DORE TE LIRE LIGESISE . DUHET TE FLASIM SHUME PER PLAGEN 30 VJEÇARE DHE TE JAPIM ZGJIDHJE ,POR SIDOMOS DUKE FRNUAR “TE DREJTAT” E POLITIKANEVE QE JANE SHKAKTARET E KESAJ MBRAPSHTIE .

  5. YMER G KELLIRA DHE SPARTAK NGJELA MBAJN REKORDE ME KOHE PA E FUTUR KARIN NE PIDH thotë:

    MBREME YMER GELBAZE KELLIRA NE DREKE JA JA FUTI KARIN NE BYTH BAMIR TOPIT DHE FRROK CUPIT KURSE NE DARKE JA FUTI KARIN NE BYTH CARLO BOLES. BOLINO DHE DRITAN HAL’s

  6. Kush do flas ? Televizionet e “pavarura” apo analistet e “pavarur” ? Me propagande , show , blerje dhe dru Hitleri , Musolini dhe enveri drejtuan per mbi 25 vjet pushtetin . Kur “druri” ra mbi kokat e tyre gjerat ndryshuan per mire . Sa here qe vendos populli gjerat shkojne mire sa here vendosin politikanet shkojne per dreq . Merrni forcen ne dore o popull , forca merret me forc dhe jo me perulje . Duhet “revolucion’ e revolucionarizim me te gjithe kuptimin e fjales . Po pritet nga politikanet , televizionet apo nga bytheshiturit analist ne byth do ta kemi gjithmone .

  7. Ne te gjith Boten nje mut eshte, ne asnje vend nuk ka media te lira.
    Shqiperia eshte pak me mir se Europa ne aspektin e lirise se mediave.

    1. O rrrotë kari a kupton apo je idiot, je në vendin e 103, dhe të gjithë shtetet e Ballkanit janë më mirë se ti idiot, me Europën ti mut as nuk mund të krahasohesh.

      1. Rrote Kari (me K te madhe) je ti qe e shikon boten vetem nga Televizori.
        Ne Europe media eshte Totalisht 100% e kapur nga Oligarket dhe nuk guzon kush te publikoi dicka kundra Qeverise apo ndonje Politikani (sado prova te kene) pa mare miratimin e Oligarkeve. Kete gje e di nga eksperienca personale.
        Ne Shqiperi thjesht korrupsioni dhe kapja e mediave behet hapur e shoin te gjithe, ndersa ne Europe korrupsioni behet fshehtas, dhe asgje nuk behet publike.

  8. Asnji gja e re.Njilloj pak ma shume e pak ma pak,i njejti mut hahet nga Top-Chanel,Klan,Vizion Plus.
    Edhe ne se ka ndonji gazetar qe fillon me e hap gojen,redaksia e tyre ju’a mbyll ate me shantazh,presion ose me lek.Si popull plasteline qe jena dhe e marrim formen sic e ka shoja e kepuces e atyne qe na shkelin,nuk meritojme ma shume.Nji popull pa shtylle korrizore asht ekstremisht i shantazhueshem.
    Rrnofte trim-dhiceria-shqipkare.

    1. peticioni “fletërrufe” kundër ambasadores Kim është i nxitur nga Sali Berisha, ndërkohë që dje burime të sigurta pranë Grupimit të Rithemelimit pohuan se kjo revoltë e berishistëve ka rezultuara flluskë sapuni. Mësohet se peticioni në fjalë kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë

  9. Pronaret e mediave jane klientet e qeverise qe i ka zene tani halli i inceneratoreve.

    Mirepo u ka mbetur te rrine si prifti pa gjuhe, sepse era e tyre paska shkuar shume larg…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *