• |
ide | kryesore

SONDAZHI/ Kë duan socialistët në krye të PD dhe si mendojnë demokratët

Arkiva



Në 22 maj Partia Demokratike do të zhvillojë një garë për të zgjedhur kryetarin e saj. Një sondazh i kryer nga Euronews Albania i prezantuar këtë të enjte ka zbuluar një të dhënë interesante për këtë garë ku duket se do të ketë vetëm 1 emër, atë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në sondazh janë pyetur 1 mijë persona dhe më shumë se gjysma e atyre që e kanë prezantuar veten si votues të Partisë Demokratike (50.2%) do të mbështesin ish-kryeministrin Berisha.

Ndërsa më shumë se 65% e demokratëve mendojnë se garën do ta fitojë Berisha.

 

Bie në sy se Lulzim Basha merr vetëm 7.4% të votave i cili parakalohet edhe nga Grida Duma që merr 9.4% të votave të demokratëve.

Më poshtë shihet kurba e rënies së Lulzim Bashës dhe ngjitja e mbështetjes për Berishën.

Një e dhënë interesante është se kë do të votonin socialistët nëse do të kishin mundësi të shpreheshin për kryetarin e ardhshëm të PD-së.

Socialistët do mbështesnin Grida Dumën që ndiqet nga Agron Shehaj dhe Enkelejd Alibeaj. Shihet se Lulzim Basha më pak se 1% të mbështetjes edhe te socialistët. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *