• |
ide | kryesore

Zyrtari ukrainas: Rusët po abuzojnë me civilët që duan të largohen

-Instant, Lajme, Planet



Civilët që po përpiqen të largohen nga Kherson po përballen me ngacmime dhe abuzime nga forcat ruse, sipas zyrtarëve ukrainas, shkruan CNN.

“Rruga për t’u larguar nga qyteti ka qenë e ndërlikuar. Ka disa raste kur njerëzit kanë arritur të evakuuohen, qoftë edhe me autobus, por shumica e njerëzve janë rikthyer sërish. Të gjithë rrugët janë të bllokuara” tha Yurii Sobolevskyi, nënkryetari i Këshillit rajonal të Kherson.

Sobolevskyi pohoi se “ka raste kur forcat ruse abuzojnë me ukrainasit në pikat e kontrollit, duke i detyruar burrat të zhvishen, për ti kontrolluar për tatuazhe.”

Ushtarët rusë kontrollojnë shpesh civilët ukrainas për tatuazhe nacionaliste dhe neo-naziste. Qyteti jugor i Khersonit ishte qyteti i parë ukrainas që ra në kontrollin e rusëve dhe që atëherë dhjetëra njerëz janë përpjekur të largohen.

Gjatë javëve të fundit, në rajonin e Khersonit ka pasur pretendime të shumta për  përdhunimin e civilëve nga forcat ruse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *