• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez zbulojnë emrin e vajzës së tyre

-Instant, Paparazzi, Slider



Cristiano Ronaldo dhe partnerja Georgina Rodriguez kanë zbuluar së fundmi emrin e vajzës së tyre e cila lindi disa javë më parë.

“Bella Esmeralda  18.04.22,” shkroi  Rodríguez në disa foto të foshnjës. Dyshja njoftoi më parë humbjen e djalit të tyre, si dhe lindjen e Bella, në një deklaratë të përbashkët të ndarë muajin e kaluar.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind”, shkruan ata. “Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.”“Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”, shtuan ata.

Cristiano dhe Georgina zbuluan më parë se po prisnin binjakë në tetor, duke ndarë një foto të tyre në sonografi.Cifti janë bashkë që nga viti 2017 dhe  mirëpritën vajzën Alana Martina, 4 vjeç, më vonë atë vit. Ai është gjithashtu baba i djalit Cristiano Jr., 11 vjeç dhe binjakëve 4 e gjysmë vjeç, vajzës Eva dhe djalit Mateo./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *