• |
ide | kryesore

Juventus gati për tridhëmbësh në finalen e Kupës së Italisë: Dybala i prish planet Allegrit kundër Interit

-Instant, Sport



Gjithçka është gati për finalen e Kupës së Italisë. Në Continassa, Massimiliano Allegri prej disa ditësh po përgatit strategjinë për të sfiduar Interin dhe lajmi i mirë vjen nga infermieria. Juventusi ka rikuperuar pjesë të rëndësishme në skuadër, si Cuadrado i cili është rikthyer në fushë kundër Genoas dhe do të jetë gati edhe kundër Interit. Pastaj është edhe Danilo, por edhe Pellegrini. Një numër i lartë alternativash i paprecedentë në periudhën e fundit për Allegrin, që duket i orientuar për të ripropozuar një 4-3-3, por është edhe i ngacmuar nga performanca e bukur e Dybalas në Ferraris.

Manuel Locatelli gjithashtu është rikthyer të stërvitet me grupin, edhe pse vështirë se do të jetë në gjendje të startojë nga minuta e parë në stadiumin Mapei në një ndeshje kaq delikate, duke u transformuar kështu në një pedinë më shumë për t’u përdorur gjatë ndeshjes në zhvillim dhe për të ndryshuar diçka në nivel taktik.

Indikacionet në vigjilje të finales të çojnë në 4-3-3, me treshen e formuar nga Cuadrado, Vlahovic e Morata, por nuk mund të përjashtohet një ndryshim në minutën e fundit. Paraqitja e Dybala në Genoa u pëlqye nga Allegri, i cili po mendon të propozojë edhe një 4-2-3-1 që nga minuta e parë, me argjentinasin titullar. Në mbrojtje Chiellini i favorizuar ndaj Bonuccin për të luajtur në krah të De Ligt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *