• |
ide | kryesore

Sërish akuza nga Ray J për Kim Kardashian

Paparazzi, Slider



Historia e videos së famshme të seksit mes Kim Kardashian dhe Ray J ka qënë përsëri në qëndër të vëmendjes pas shumë vitesh. Kim kishte frikë se një video e dytë mund të publikohej nga Ray J por ka qënë Kanye ai që ka shpëtuar ditën duke rimarrë videon nga ai ose të paktën kështu u tha. Por kjo nuk paska qënë e vërteta e vetme pasi Ray J ka vendosur të flasë pas shumë vitesh. Ai tha se kurrë nuk kishte poseduar kopje të ndonjë prej kasetave që ata bënë së bashku dhe gjithashtu këmbëngul se nuk ka bërë kurrë asnjë nga gjërat që Kim pretendon se ka bërë në shfaqjen e re të Kardashians dhe u zemërua nga sugjerimi i saj se mund të kishte një video tjetër që mund të publikohej nga ai.

“Kam qëndruar në hije për më shumë se 14 vjet duke i lejuar Kardashians të përdorin emrin tim, të abuzojnë me emrin tim, të bëjnë miliarda dollarë gjatë një dekade e duke folur për një temë për të cilën nuk kam folur kurrë. Unë kurrë nuk kam zbuluar asgjë. Unë kurrë nuk kam zbuluar një kasetë seksi në jetën time. Ka qenë gjithmonë një marrëveshje dhe një partneritet mes Kris Jenner dhe Kim dhe mua dhe ne kemi qenë gjithmonë partnerë që nga fillimi i kësaj gjëje”- u shpreh ai.

Ray J gjithashtu ka thënë se nëse Kim nuk do kishte vjedhur para nga familja e tij ata do ishin akoma së bashku. Në vitin 2008 pati një padi për vjedhje kundër Kim dhe Khloe nga familja e Ray J por çështja nuk u vazhdua më tej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *