• |
ide | kryesore

Zbulohet shtegu fatal që ndoqën turistët gjermanë në Valbonë (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulohen më shumë detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në kufirin midis Thethit dhe Valbonës, ku katër turistë gjermanë kanë rënë në greminë.

Lapsi.al sjell të vizualizuar shtegun që duhej të ndiqnin turistët dhe atë që ndoqën në të vërtetë, duke bërë që të rrëzohen dhe dyshohet se një prej tyre ka humbur jetën.

Turistët kanë ndjekur vijën e kuqe, çka ka rezultuar fatale.

Ngjarja ka ndodhur afër “Bar Kafe Simoni”, pranë zonës së quajtur “Guri i Valbonës”.

Mësohet se grupi i trusitëve përbëhej nga katër persona dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre.

Ndërkohë, për ngjarjen policia ka reaguar si më poshtë, duke thënë se kanë qenë dy dhe jo katër turistë që janë rrëzuar.

“Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë.

Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor.” – njotoi policia. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *