• |
ide | kryesore

Rama: Shumë shpejt do bëjmë kallëzime për kryebashkiakë e figura të PS

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë një konference të jashtëzakonshme për mediat, kryeministri Edi Rama ka thënë se shpejt do të keni kallëzime edhe për figura të Partisë Socialiste. Rama është shprehur se njësia e ngritur anti-korrupsion me denoncimet nga qytetarët, do të bëjë që shumë shpejt të ketë denoncime në SPAK për kryebashkiakë të PS. Rama tha se ata kanë turpëruar PS dhe se duhet ti kishte kapur më përpara drejtësia.

“Shumë shpejt do të keni kallëzime edhe për figura të PS nga njësia anti kosrrupsion, do të keni kallëzime në SPAK për kryetar e bashkie që kanë turpëruar PS që duhet t’i kishte kapur më parë drejtësia Njësia antikorrupsion nuk bën punën e SPAK, çfarë kallëzimesh të bëjmë ne për non-gratën? Çfarë të bëjmë ne, ajo është gjëja e parë, një akuzë që është më rëndë se e çdo gjykatë, ndërkohë është bërë një vorbull e madhe e dalin lloj lloj analistësh, marrin nëpër gojë dreqin e të birit, sikur Amerika është klubi i Qimit të Syri.net. ta marrin ta hetojnë, është apo s’është. Njësia antikorrupsion bën kallëzime në kuadër të veorimtarisë së vet. Nuk bëjmë dot kallëzim për politikanët kundërshtarë. I kemi bërë dhene në të kaluarën dhe kam qenë gjithmonë kundër, por kur nuk ka drejtësi nuk ke çfarë bën”, tha Rama.



18 Comments

  1. Ky eshte nje shembull si kjo parti mendon vetem per drejtesin, qoft te majte apo te djathte te akuzuarit. Bravo se vetem me ju ne pushtet po i vjen transparenca dhe drejtesia ketij populli.

  2. Jeni nje lider shume i zoti!Jeni te paanshem,shume mire beni qe do denoni dhe kryebashkiake te PS-se qe jane te korruptuar,me kete ju fitoni besimin e popullit akoma me shume.Keshtu vazhdo!!

    1. Nje bravo e madhe per ju zoti Rama qe nuk po mbroni askend por thjesht doni qe secili nga ato kriminel te denohen ler te gjitha krimet qe kan bere, si vrasjet ashtu edhe vjedhjet

  3. Kjo eshte ajo qe duhet nje vendi,,,,te gjithe te marrin denmin e merituar…shume mire rama qe e kthen edhe nga te tut peshoren.tregon dhe njeher qe je vertete njeri i dreit

  4. edhe kryebashkiak sic e tha dhe edi rama do marrin ate qe meritojne…e shofim pra qe rama spo akuzon vetem kundershtaret por esht pro se drejtes

  5. Po tregon edhe njehere qe nuk mban ane e po kembngul qe drejtesia te fundsionoje sic duhet. Keshtu behet shtet jo duke pasuru qent qe ke mbas vetes sic bente saliu

  6. Kjo pra eshte reforma ne drejtesi qe te denohen te gjithe pavaresisht partise dhe pozicionit. Prandaj Rama ka fituar besimin e qytetareve

  7. Drejtesia duhet te kthehet sa me pare ne kete vend sepse shum figura politeke kane vjedhur dhe po vazhdojne te vjedhin

  8. Po tani ca do thone se ngelen me gisht ne goje me duket gazetaret dhe ato partite e mbaruara , se ate non graden duke e dit gjith bota ca krimineli eshte prap e mbrojne

  9. Na keni kthyer besimin tek drejtesia kur shikojme qe coni para ligjit dhe ish ministra ish deputet apo ish kryetar bashkie qe kane shperdoruar detyren dhe kane kryer parregullsi

  10. Prandaj populli ka besim tek ju sepse luftoni per drejtesi dhe jo per te ruajtur kokat e atyre qe vjedhin . Nje hap shume i mire ky .

    1. Booo çfare diarrejeeeee
      Fuga ha banane me kos ta ndalosh se e ke keq punen,do te te duhet serum pastaj dhe kush te zevendeson dot ty,je njish ne kte pune.
      U shofshi ishalla se na e shpifet,mire qe kali ngordhi,po nuk te lene rehat dhe mizat.

  11. Te gjithe k. Bashkiaket jane emeruar nga ty z. KRYEHAJDUT. Si do ti denoncosh???? Ku e paté hallin kur I emerove, ku e ke hallin qe do ti denoncosh????? Komentues IDJOTER, kjo eshte drejtesia qe do Rama. Ky è Vodhi e perdhunoi kete vend u be miljoner è tani po na thote se do te beje drejtesi. Drejtesia è ketij maskarai ju rafte ne koke. Gjindje te CMENDURISHT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *