• |
ide | kryesore

Fansat i kërkojnë Selena Gomez ti kërkojë falje Hailey Bieber

-Instant, Paparazzi, Slider



Selena Gomez i ka kërkuar falje Hailey Bieber pasi fansat e akuzuan se po tallej me modelen në TikTok.

Gomez postoi një video për kujdesin e lëkurës në TikTok, çka bëri që fansat të spekulonin se ajo po tallej me modelen 25-vjeçare, sepse Hailey poston shpesh video në të njëjtin stil.

Edhe pse Selena ka kërkuar falje për videon, ajo insistoi se kurrë nuk e ka tallur qëllimisht Hailey-n.

Pas reagimit të ashpër, Selena çaktivizoi komentet në postim dhe shkroi:

“Kjo është arsyeja pse unë besoj se duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor. Njerëz, nuk e di se çfarë bëra, por me të vërtetë kërkoj falje. Zero qëllim i keq. Videoja do të fshihet së shpejti!”

Kjo vjen vetëm disa javë pasi Hailey iu lut përdoruesve në rrjetet sociale që të mos shkruanin komene nënçmuese ndaj saj. Modelja është e martuar me Justin Bieber që nga viti 2018, ndërsa më parë ai ka qenë në një lidhje me Selenën. Prej atëherë fansat janë të ndarë në dy pjesë dhe shpesh krijojnë “drama” mes Hailey-t dhe Selena-s, edhe kur nuk ka.

Në vitin 2020, një burim pohoi se treshja ishin shumë të lodhur nga perceptimi i fansave se mes tyre kishte dashakeqësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *