• |
ide | kryesore

Kanabis, armë dhe municione, pranga shpërndarësit të drogës në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Finalizohet operacioni policor i koduar “Drug Dealer”, ndërsa në pranga ra një 27-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M. M., banues në lagjen nr.13 Durrës, i cili akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Detaje nga policia: 

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në DVP Durrës.

Sekuestrohet një sasi lënde, e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa, një krehër automatiku, dhe një sasi fishekësh.

Vihet në pranga 27-vjeçari që posedonte sendet e kundërligjshme dhe shpërndante lëndën narkotike, në doza.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas, në lagjen nr.13, Durrës, konsumonte dhe shpërndante lëndë narkotike, menjëherë u organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Drug Dealer“, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-M. M., 27 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 50 g lëndë të dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa, një krëhër automatiku dhe një sasi fishekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *