• |
ide | kryesore

“Po nuk patët b**e, rrini në shtëpi”. Xhaka shpërtheu kundër shokëve të skuadrës, analistët e bëjnë ‘copë’

-Instant, Sport



Pas humbjes zhgënjyese të Arsenal ndaj Newcastle, Granit Xhaka nuk ka ngurruar të sulmojë shokët e tij të skuadrës. Një intervistë e prerë pas ndeshjes, gjatë së cilës ish-kapiteni i Gunners këshilloi disa lojtarë të qëndrojnë më mirë në shtëpi.

Në St. James’ Park, klubi kryeqytetas humbi 2-0 ndaj vendasve. Një autogol i Ben White hapi rezultatin, përpara se Bruno Guimaraes t’i jepte fund lojës. Tottenham tani është dy pikë para Arsenal dhe ka vetëm një ndeshje nga fundi në kampionat. Kështu, me shumë mundësi skuadra e Artetës duhet të kënaqet me prezantimin në Europa League.

Lojtari shqiptar i përfaqësueses zvicerane, pas ndeshjes, tha se dhoma e zhveshjes së Arsenalit injoroi udhëzimet e teknikut Mikel Arteta: “Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Nga minuta e parë deri në të 90′ nuk e meritonim të ishim në fushë. Nuk e di pse. Nuk ndoqëm planin e lojës, nuk dëgjuam trajnerin. Ishte një paraqitje katastrofike. Ne nuk e meritojmë të luajmë në Champions apo edhe në Europa League. Është shumë e vështirë ta përballosh në këtë moment. Nuk e di përse nuk po bëjmë atë që kërkon trajneri nga ne”.

Problemi nuk është mosha apo mungesa e përvojës e dikujt, por është kryesisht karakteriale. Për Xhakën, duhet të kesh b**e në fushë: “Nëse dikush nuk është gati për këtë ndeshje, të rrijë në shtëpi. Mosha nuk ka rëndësi. Nëse je nervoz, qëndro në pankinë ose qëndro në shtëpi. Duhen njerëz që kanë b**e, të vijnë këtu dhe të luajnë. Për ne ishte një nga ndeshjet më të rëndësishme. Jemi shumë të zhgënjyer për njerëzit që erdhën këtu. Më vjen keq për tifozët, nuk kam fjalë të tjera. Dhoma e zhveshjes ishte shumë e qetë. Plani i lojës ishte krejtësisht i ndryshëm nga ai që bëmë në 90 minuta. E presnim prej gjashtë vjetësh, kishim gjithçka në duart tona”.

Në studion e Monday Night Football, si Gary Neville ashtu dhe Jamie Carragher analizuan komentet e tij. Neville, në veçanti, foli për një intervistë të turpshme: “Mendoj se e kam dëgjuar duke thënë ‘qëndroni në shtëpi nëse nuk keni b**e’. Pra, padyshim që ai po flet për njerëzit në dhomën e tij të zhveshjes. Nuk e di me kë e ka, shpresoj jo me lojtarët më të rinj. Ai? Që vitet e fundit, herë pas here, ishte një turp, u përjashtua nga pakujdesia etj. E i la të gjithë atje në ajër”. Intervista shkaktoi shumë diskutime dhe jo vetëm në TV. Kush e di se çfarë do të mendojnë Gunners për këtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *