• |
ide | kryesore

Problemi kardiak në fushë dhe përjetimi i Agueros: “Doja t’i bërtisja arbitrit të ndalonte, zëri nuk më dilte”

-Instant, Paparazzi, Sport



Do të mbetet me siguri një nga ditët më të këqija të jetës së tij. Ishte minuta e 41-të e ndeshjes Barcelona-Alaves kur El Kun Aguero u rrëzua përtokë me probleme në frymëmarrje. Ekzaminimet e mëvonshme zbuluan më pas një aritmi kardiake që i dha fund karrierës së tij fantastike. Kanë kaluar gati shtatë muaj nga ai 30 tetor dhe, duke folur para kamerave të “El Hormiguero”, sulmuesi argjentinas ka rikthyer në mendje ato momente tragjike.

“Fillova të ndihesha keq dhe doja t’i bërtisja arbitrit që të ndalonte lojën – tha Aguero – por zëri nuk më dilte. Pikërisht atëherë fillova të ndjeja marrje mendje, kështu që kapa nga dora një mbrojtës dhe i kërkova të ndalonte lojën. Më pas mu rrotullua gjithcka dhe kisha aritmi. Kur ndaloi, më çuan në spital dhe u shtrova në spital për tre ditë”.

Argjentinasi tregoi se edhe para fillimit të sezonit kishte pasur disa shenja: “Fillova të ndihesha keq në parasezon, me simptoma të çuditshme, por mendova se ishte stërvitja, vapa… Më pas u dëmtova dhe u ndala për pak muaj, u ndjeva në siklet. Pastaj u ktheva në stërvitje dhe nuk merrja frymë mirë. I thashë një doktori që isha i sëmurë, pastaj mu mor mendja dhe filloi aritmia. Ata bënë testet dhe gjithçka shkoi mirë, por ndodhi sërish atë ditë në stadium”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *