• |
ide | kryesore

Video/ Juventus e mbyll me humbje: Bajrami asist për Empolin në dëm të Gjimshitit, Atalanta jashtë Europe

-Instant, Sport, Video



Fiorentina nuk gaboi dhe pas pesë vitesh u kthye në Evropë. Në javën e fundit të Serie A, skuadra e Italianos mposhti 2-0 Juventus dhe e mbylli sezonin në vendin e shtatë, duke marrë të drejtën e prezantimit në Conference League sezonin e ardhshëm. Në Franchi ishin Violat ata që luajtën me më shumë ritëm dhe intensitet që në fillim dhe kontrolluan inercinë e lojës përmes zotërimit të topit. Duncan (46′) në pjesën e parë dhe Gonzalez (92′) në pjesën e dytë me një penallti vendosën firmën e tyre në ndeshjen që vlejti kualifikimin.

Atalanta humbi 0-1 në shtëpi përballë Empolit në javën e fundit të Serie A, duke e mbyllur kampionatin në vendin e tetë dhe për rrjedhojë jashtë një pozicioni për kupat europiane. Në stadiumin Geëiss, me një vesh të kthyer nga sfida në Firence ku Fiorentina luante kundër Juventus, Hyjnesha krijoi disa raste goli, por u përplas në pritjet e Vicarios dhe te traversat (dy). Në fund erdhi befasia e ndërtuar nga Bajrami dhe firmosur nga Stulac me një të djathtë në kryqëzimin e shtyllave.

Përfundoi me një 3-3 zbavitës në Olimpico Serie A e Lazios dhe Veronës. Verdheblutë morën avantazhin e dyfishtë në vetëm 14 minuta lojë falë Simeones dhe Lasagnas, por Cabral (16′), Felipe Anderson (29′) dhe Pedro (62′) duket se nënshkruan përmbysjen vendimtare për bardhekaltrit: Hongla, në minutën e 76-të, shënoi golin e barazimit final, duke mundur edhe njëherë Strakoshën. Një pikë që i mundëson skuadrës së Sarrit të mbyllë kampionatin në vendin e pestë +1 ndaj Romës, ndërsa Hellas është e sigurt për vendin e nëntë.

Genoa përshëndet me humbje Serie A: në Marassi, në javën e fundit të kampionatit, Bologna triumfoi, duke u imponuar 1-0. Sfidën e vendosi Musa Barrow, i cili mposhti Semperin në minutën e 66-të pas një shkëmbimi të pavullnetshëm në zonë me Hernanin. Grifonët sulmuan në fund për të evituar humbjen, por nuk shkuan dot përtej shtyllës së goditur nga Frendrup, i cili hyri në fillimin e pjesës së dytë: Mihajlovic e mbyll sezonin me 46 pikë, ndërsa skuadra e Blessin mbetet në kuotën 28.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *