• |
ide | kryesore

Khloe Kardashian: Ndihem e ofenduar nga akuzat për ndërhyrje në fytyrë

-Instant, Paparazzi, Slider



Khloé Kardashian ka folur së fundmi për komentet rreth paraqitjes së saj.

Në një intervistë për podcastin ” Not Skinny But Not Fat”, Khloe u shpreh se  një thashethem që e ofendon është se ajo ka bërë ndërhyrje të shumta në  fytyrë .

“Më shqetësonte kur njerëzit thonin se kam bërë 12 transplante fytyre.Mendoja , “Oh, Zot, kjo është e çmendur”, u shpreh ajo.

Kardashian,nuk mund ta kuptonte se nga erdhën thashethemet, duke këmbëngulur edhe një herë se ajo ka bërë vetëm “një operacion në hundë”.

“Nuk më shqetësoi. Më ofendoi”, deklaroi Khloe. “Unë thjesht nuk mund ta kuptoja pse njerëzit mendonin kështu. Unë kam bërë një operacion të hundës që më pëlqen. Nuk më intereson të gënjej për këtë..Por gjëja e transplantit, unë thjesht dua të kuptoj pse” përpara se të bënte shaka, “Kjo tingëllon e mahnitshme, mbasemë vonë në jetë, por tani, unë jam mirë”.

Ndërsa ajo tha se thashethemet nuk e “merzisin” atë, dicka që  e lëndon shumë është mënyra se si publiku e krahason atë me motrat e saj.

“Ose me … mua të vjetër kundrejt asaj që dukem tani … ose edhe thjesht duke më krahasuar me motrat e mia gjatë gjithë kohës. Është sikur, ju djema, kjo është ajo që ne dukemi, kështu që unë mendoj se ju duhet ta dini deri tani, dhe mjaft, “u shpreh themeluesja e ‘Good american’. “Oh, Zoti im, unë e dëgjoj atë gjatë gjithë kohës.”

Kardashian ka trajtuar më parë aludimet për operacione në  fytyrë, duke i thënë Andy Cohen në prill 2021 se ka qenë gjithmonë e hapur për punën kozmetike që kishte bërë.

“Të gjithë mërziten kaq shumë, pse të mos flas për këtë? Askush nuk më ka pyetur ndonjëherë. Ju jeni personi i parë në një intervistë që më pyeti  për hundën time, “tha ajo në atë kohë. “Unë kam bërë, sigurisht, injeksione – jo në të vërtetë Botox./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *