• |
ide | kryesore

Bobby Brown: Janet Jackson, dashuria e jetës sime

-Instant, Paparazzi, Slider



Bobby Brown ka zbuluar së fundmi detaje nga marrëdhënia e tij me Janet Jackson.

“Xhenet ishte dashuria e jetës sime”, thotë këngëtari në dokumentarin e ri “Biography: Bobby Brown”, i cili shfaqet premierë në A&E të hënën dhe të martën në mbrëmje.

Në të vërtetë, përpara se këngëtari i “My Prerogative” të takonte gruan e ardhshme Houston në prapaskenë në “Soul Train Music Awards” në 1989, Brown ishte i dashuruar me Janet.

“Çfarë më pëlqente tek ajo? Gjithçka. Buzëqeshja e saj, trupi, lëvizjet e saj të kërcimit, e qeshura e saj,Ne e donim shoqërinë e njëri-tjetrit,”Por, ne nuk kishim një marrëdhënie të gjatë”, shprehet ai në dokumentar.

Megjithatë, në fund të fundit, Bobby  beson se arsyeja pse nuk nuk funksionoi mes tyre ishte , sepse ai nuk ishte si djemtë  e Hollywood-it.

“Arsyeja pse unë dhe Xhenet u shkëputëm ishte sepse ajo nuk mund të ishte me një burrë si unë”, deklaroi artisti. “Dhe babai i saj Joe Jackson nuk do ta lejonte atë të ishte me dikë si unë.”

Brown – i cili pranon se ka qenë një “i varur nga seksi” në dokumentarzbulon gjithashtu se ai kishte bërë  një përpjekje për të  patur një romancë dhe me Madonna-n./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *