• |
ide | kryesore

Vijon skizofrenia/Bashkia dyfishon lejet e ndërtimit në Tiranë

-Instant, Arkiva, Të fundit



Ndërsa viti 2021 shënoi rekordin e sipërfaqes së lejeve të ndërtimit të hënë në kryeqytet, që pas viteve ’90, viti 2022 duhet se do të sjellë një tjetër rekord, duke sinjalizuar beton të mëtejshëm në Tiranën tashmë të mbingarkuar.

INSTAT raportoi se sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhënë në kryeqytet ishte 800 mijë metra katrorë, duke u dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipërfaqja e lejeve të dhëna në kryeqytet vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, është sa gjysma e lejeve të dhëna për gjithë vitin 2021.

Pothuajse të gjitha ndërtimet janë përqendruar në kryeqytet, me sipërfaqen e dhënë në Tiranë, që përbën 77% të totalit të lejeve të dhëna për të gjithë vendin.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në kryeqytet, sipas INSTAT është 28.7 miliardë lekë, ose 235 milionë euro. Vitin e kaluar, vlera totale e sipërfaqes së lejeve ishte 57.3 miliardë lekë, ose 470 milionë euro.

Sipas INSTAT, Në tremujorin e parë 2022 janë miratuar gjithsej 397 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 251 leje të miratuara në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 58,2 %.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2022, është 1.031.088 m2, nga 599.446 m2 miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 72,0 %.

Në tremujorin e parë 2022, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 39,0 miliardë lekë, nga 26,6 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 46,7 %. Monitor



6 Comments

  1. po ky SPAK sikur e filloi mir me ato inceneratoret? Pse eshte akoma verdall dhe jo ne burg ky shkerdhat njeri. Rama eshte lule para lali Erit. Lali Eri sa kami bashkin, direkte prezantoi betonizimin e liqenit, ky ropqir qe erdhi me premtime parqesh dhe e ka ber kabul Tiranen, te merret fryma e ske ku ecen, ska me as trotuar dhe ato qe kan ngel jan plot me njerez se pallatet jan beri siper njeri tjetrit. Masaker i kan ber Tiranes keta fisqira te korruptuar deri ne palc. Na eshte ber Veliaj si e dhjemja, i perditshem. ku SPAKU?

  2. Nuk eshte rastesi por katrahure e perllogaritur. Tirana do kthehet ne nje fjetore te madhe e te qelbur, qe tani kudo ecen neper rruge vjen era fekale. Kurse keta shtresa e larte thithin ajer te paster (dhe ndonje gje tjeter) e na shohin nga Surreli e tallin bythen me kete popull dele

  3. Ore, po kete xhamine ne qender te Tiranastanin, pse nuk i fut ruspat ky boti?! Dhe te ndertoje aty nje 50-katesh. Apo ka frike mos ja presin koken? 😀

  4. Per Zotin eshte gjynah si eshte bere qendra e Tiranes nga ndertimet shumekateshe. PO te pakten nja 100 metra larg sheshit mos te kishin lejuar. Po pse o te pangopur Veliaj-Rama? Tirana mund te kishte sheshin me te mire ne Ballkan, per fat te keq, keto ndertime i kane dhene nje pamje te shemtuar. U bene 20 vitw qe na thoshte Lubonja keto, por se kuptuam qe avash avash ndertimet shumekateshe do preknin dhe sheshin. Turp per Zotin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *