• |
ide | kryesore

U shmang tragjedia, flet turisti italian në Zvërnec: Kishim 1 fëmijë në jahtin që u mbyt

-Instant, Lajme, Të fundit



Flet turisti italian i cili shpëtoi për mrekulli pasi jahti me të cilin po udhëtonte në brigjet shqiptare u mbyt pasi u përplas me disa shkëmbinj nënujorë.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 05:30, në zonën e quajtur “Hunda e Plakut”, në plazhin e Zvërnecit.

Në bord ndodheshin 4 turistë italianë, përfshirë një fëmijë.

Një nga turistët ka treguar se ishin nisur nga Sllovenia dhe gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

“Skafi nuk kishte asgjë. U nisëm nga Sllovenia. Udhëtuam në gjithë Kroacinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe nuk patëm asnjë problem. Pastaj në orën 04:30 të mëngjesit ndodhi incidenti në brigjet e Shqipërisë. Shkëmbinjtë duhen sinjalizuar, për fat të keq nuk ishin sinjalizuar dhe u goditëm. Por për fat të mirë nuk vdiqëm, vdiq varka. Ishim 4 persona, përfshirë një fëmijë”, tha turisti italian.

Policia informon se jahti drejtohej nga 61-vjeçari G.V, banues në Pavia, Itali. Në mjet ndodheshin shtetasit M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe dhe një i mitur, banues në Pavia, Itali.

Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.



1 Comment

  1. Haha po ne nuke kemi tabela në rruget e Shqiprise Jo më të kemi në det o Zotri ne jemi vend dhe shet i koti si në Africa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *