• |
ide | kryesore

Drejtonin makinën nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet 3 të rinj në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme



Tre shtetas janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën duke drejtuar automjeten, nën efektin e lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të policisë, shkon në 21 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Policia Rrugore vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt.

Gjatë kontrolleve, janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas që u kapën duke drejtuar automjeten, nën efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 21 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

– S. K., 31 vjeç, D. M., 32 vjeç, dhe E. N., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *