• |
ide | kryesore

Kylie Jenner: Tristan Thompson, njeriu më i keq në planet

-Instant, Paparazzi



Skandali i tradhëtisë ëë Tristan Thompson, i cili rezultoi në një padi për atësinë, u diskutua në episodin e 9 qershorit të The Kardashians.

Në episod Kim mëson për padinë e vitit 2021, ku Tristan pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një grua tjetër (Maralee Nichols). Ajo përpiqet të kontaktojme Khloe Kardashian, e cila ende nuk ishte zgjuar.

Teksa Kim po lexonte, Kylie Jenner e telefonoi e tronditur. “Po gënjen,” tha Kylie në telefon. “Jo, nuk po gënjej,” u përgjigj Kim. Më pas ajo nxori deklaratën e Tristanit në padi, ndërsa Kylie u shpreh : “A nuk është Tristan njeriu më i keq në planet?”

“Unë jam duke filmuar tani, por kjo është ajo që ndodh gjithmonë me ne. Unë jam gjithmonë duke filmuar kur kjo ndodh”, tha themeluesja e ‘Skims’. “ Kjo është shkresa që ai ka depozituar dhe që thotë: ‘E vetmja herë që kam pasur marrëdhënie seksuale me  vajzën  ishte në mars 2021 në Hjuston, Teksas. Paditësja pretendon se është shtatzënë me fëmijën tim dhe do të lind më 3 dhjetor, megjithatë, asaj nuk i kujtohet kur kam pasur marrëdhënie seksuale me të. Prandaj, nuk e di nëse pretendimet se jam babai i fëmijës mbështeten me fakte.’

Khloe më pas e telefon motrën e saj dhe tregon  se nuk ishte në dijeni të asaj që po ndodhte. “Çfarë dreqin është kjo?” pyeti ajo, kur Kardashian i lexon lajmin. Episodi përfundoi aty dhe do të vazhdojë javën e ardhshme. Megjithatë, pak muaj më parë u konfirmua se Tristan ishte  babai i fëmijës së  Maralee. Ai dhe Khloe vazhdojnë të kujdesen për vajzën e tyre True, por nuk janë bashkë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *