• |
ide | kryesore

Një muaj nga aksidenti i frikshëm te ‘Rruga e Kavajës’, çifti Konomi lë ambientet e spitalit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Afro një muaj pas aksidentit që ndodhi në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë, çifti Arjan dhe Vilma Konomi kanë dalë nga spitali. Prej më shumë se 4 javësh ata ndodheshin të shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të shumta që morën si pasojë e përplasjes nga mjeti që drejtohej nga Ajas Sulejmani. Ky i fundit u vu në pranga disa orë pas aksidentit dhe rezultoi se ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Çifti Konomi së bashku me foshnjen e tyre, vetëm disa muajsh, ishin duke kaluar rrugën në momentin kur u përplasën nga Sulejmani, i cili po ecte me shpejtësi të lartë dhe me semafor të kuq. Fatmirësisht foshnja shpëtoi pa marrë plagë të rënda, dhe la spitalin të nesërmen e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *