• |
ide | kryesore

Arrestohen tre të rinj në Vlorë, kishin me vete 26 gr MDMA dhe 141 tableta “Ectasy”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme, në Vlorë pas operacionit “Ecstasy”. E.B, 21 vjeç, E.M 17 vjeç dhe Rr.B 26 vjeç u arrestuan në ambjentin ku ishin akomoduar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme. Të rinjtë kishin me vete 26 gr lëndë të dyshuar narkotike MDMA dhe 141 tableta lënde të dyshuar narkotike Ecstasy.

Gjatë kontrollit të banesës ku po qëndronin veç lëndëve narkotike u sekuestruan dhe një shumë parash që mendohet se e ka burimin nga shitja e këtyre substancave. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *