• |
ide | kryesore

Përplasi efektivët/ Hysen Pici nuk ishte i vetëm në makinë, shoqërohej nga anëtari i bandës së Shijakut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e dy ditëve më parë, ku një automjet “Range Rover” i drejtuar nga Hysen Pici përplasi 2 efektivë në Durrës. Mjeti i tij lëvizte në krahun e kundërt dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për ta ndalur. Pici, pas ndjekjes së policisë u vu në pranga, teksa tentonte që të largohej me këmbë nga vendi ky braktisi mjetin. Në momentin e arrestimit Picit iu gjet armë zjarri me vete.

Detaje të reja kanë dalë pas ngjarjes. Dyshohet se Hysen Pici nuk ka qenë i vetëm në momentin kur nuk i ndaloi policisë, pasi në makinë ka qenë Aldo Avdylaj, anëtar i bandës së Shijakut. Për këtë policia ka nisur kontrollet në zonën, me qëllim gjetjen e Avdylajt, emri i të cilit nuk është i panjohur për policinë.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *