• |
ide | kryesore

Vrasja e Sadikajt, dyshohet se në mjet ishte vendosur 500 gram tritol

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shpërthimi më tritol që i mori jetën 27-vjeçarit, Aleksandër Sadikaj, ka qenë i telekomanduar nga distanca. Nga hetimet e deritanishme janë ngritur dyshime se në mjet ishin vendosur gati 500 gram tritol. Sipas prokurorisë shpërthimi ka ndodhur pak minuta pasi ai doli nga shtëpia e tij në Sauk të vjetër. Për pasojë mjeti shpërtheu në ecje duke i marrë jetën 27-vjeçarit.

Paraprakisht lënda eksplozive e komanduar nga celulari dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina dhe se prej kohësh ndiqnin lëvizjet e të riut. Në vendngjarje është gjetur edhe një armë, që ende nuk dihet nëse i përkiste të riut, apo dikujt tjetër. Burime pranë grupit të hetimit bënë me dije se po hetohet në disa pista, përfshi problemet e mëparshme të Sadikajt me ligjin më Shqipëri dhe në Greqi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *