• |
ide | kryesore

Video/ Kosta Rika, pret biletën e fundit për në Botëror: Amerika e Jugut në Katar me vetëm 4 skuadra, asnjë nga Oqeania

-Instant, F1, Sport, Video



Kosta Rika bëhet skuadra e 32 që kualifikohet për në Botëror. Fitorja 1-0 përballë Zelandës së Re, në ndeshjen playoff, i ka dhënë të drejtën kostarikanëve të bëhen gati për udhëtimin në Katar në nëntor. Vendosi një gol i minutës së 3 nga Campbell, ndërsa kartoni i kuq në minutën e 67 i Barbarouses për zelandezët i thjeshtoi edhe më shumë gjërat. Në Botëror shkon Kosta Rika, fituese në playoff, ndërsa falë fitores me penallti ndaj Perusë, edhe Australia u kualifikua në finalet e Kupës së Botës, në Katar, për të pestën herë radhazi. Hrustic dhe shokët e tij kompletojnë grupin B, të përbërë nga kampionia në fuqi, Franca, Danimarka dhe Tunizia. Kështu, janë formuar 32 ekipet e kualifikuara, sepse me mbylljen e çështjes Castillo, edhe Ekuadori do të jetë i sigurtë në Kupën e Botës…

UEFA-EUROPA: 13 TË KUALFIKUAR
Dhjetë kombëtare u kualifikuan duke përfunduar në krye në grupin e tyre përkatës: ato janë Gjermania, Danimarka, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja, Serbia, Anglia, Zvicra dhe Holanda. Në anën tjetër, Portugalia dhe Polonia morën të drejtën e kalimit pas finales së playoff-it, ashtu si edhe Uellsi që kaloi Ukrainën në Cardiff, një ndeshje e shtyrë për në qershor për shkak të luftës.

CONMEBOL-AMERIKA E JUGUT: 4 TË KUALIFIKUAR
Sa i përket konfederatës së Amerikës së Jugut, ekipet e kualifikuara janë Brazili, Argjentina, Ekuadori dhe Uruguaji. Asgjë për të bërë për Perunë, që humbi playoffin ndërzonal me Australinë.

AFC-AZIA: 5 TË KUALIFIKUAR
Katari do të marrë pjesë në turne me të drejtë, si vend pritës. Të kualifikuarit e tjerë të konfederatës aziatike janë Koreja e Jugut, Irani (përkatësisht i pari dhe i dyti në Grupin A), Japonia dhe Arabia Saudite (e para dhe e dyta në grupin B) dhe Australia, që pasi fitoi playoff-in mes të tretave të dy grupimeve me Emiratet e Bashkuara Arabe, mposhti edhe të pestën e grupit të Amerikës së Jugut: Perunë.

CONCACAF-VERI, AMERIKA QENDRORE DHE KARAIBE: TRE TË KUALIFIKUARA
Në konfederatën e Amerikës Qendrore-Veriore dhe Karaibeve e fundit e kualifikuar ishte, mbrëmjen e sotme, Kosta Rika falë fitores 1-0 me Zelandën e Re: më parë, Kanadaja u kualifikua për në Katar për herë të parë në 36 vjet, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Meksika përfunduan përkatësisht në vendin 2-të dhe të 3-të në grup duke u kualifikuar. Kosta Rika e katërta rrëmbeu shansin për të marrë pjesë në Kupën e Botës pasi fituan playoff-in ndërkontinental kundër Zelandës së Re këtë mbrëmje.

OFC-OQEANIA: ZERO TË KUALIFUAR
Në finalen e playoff-it të turneut kualifikues të Konfederatës së vogël të Oqeanisë, Zelanda e Re i shënoi 5 gola ndaj Ishujve Solomon dhe fitoi të drejtën për të sfiduar Kosta Rikën për një vend në Kupën e Botës. Por asnjë skuadër nga kjo konfederatë nuk do të prezantohet në Katar, duke qenë se zelandezët u mundën 1-0 nga Kosta Rika.

CAF-AFRIKA: 5 TË KUALFIKUAR
Pesë vende në dispozicion për ekipet kombëtare të konfederatës afrikane: pas Ganës, Senegalit, Marokut dhe Tunizisë, i fundit i kualifikuar ishte Kameruni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *