• |
ide | kryesore

Amber Heard hedh poshtë lajmet se është hequr nga Acquaman 2

-Instant, Paparazzi, Slider



Amber Heard ka reaguar pas pretendimeve se ajo është hequr nga Aquaman 2. Një përfaqësues i aktores hodhi poshtë lajmet virale që pretendonin se Warner Bros do të bëjë ndryshime në rolin e Heard në vazhdimin e Aquaman.

“Mulliri i thashethemeve vazhdon siç ka ndodhur që nga dita e parë – i pasaktë, i pandjeshëm dhe pak i çmendur,” -tha për E!News zëdhënësi i Heard.

Mohimi vjen pasi një burim i tha Just Jared se roli i Heard do të rixhirohet me një aktore të re. Më vonë Just Jared e përditësoi lajmin duke thënë se burime pranë prodhimit të filmit thanë se Amber nuk është shkëputur plotësisht nga filmi.

Shumë përpara këtyre lajmeve, gjatë kohës së gjyqit, Heard dëshmoi në gjykatë se karriera e saj është ndikuar negativisht nga beteja e saj ligjore me ish-bashkëshortin Johnny Depp. Ajo tha se pjesa e saj në Aquaman and the Lost Kingdom u reduktua pasi avokati i mëparshëm i Depp argumentoi se akuzat për abuzim në familje që ajo bëri ndaj Depp ishin një mashtrim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *