• |
ide | kryesore

Camila Cabello, në një romancë të re dashurie

-Instant, Paparazzi, Slider



Camila Cabello po përflitet së fundmi për një romancë të re dashurie.

Këngëtarja e “Havana”u pa në Los Angeles të mërkurën mbrëma me Austin Kevitch, CEO 30-vjeçar i një aplikacioni takimesh të quajtur Lox Club, i cili është quajtur “Raya çifute”.

Dyshja u fotografuan nag paparacët duke qeshurë dhe të afërt me njëri tjetrin.Sipas Page Six, Camila dhe Austin mund të jetë takuar përmes  koleges së Cabello-s  në”Cinderella”, Nicholas Galitzine.

Ky lajm vjen pas ndarjes së këngëtares nga Shawn  Mendes  në nëntor 2021.

“Hej djema, ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria jonë për një tjetër si njerëz është më e fortë se kurrë,” thanë ata në një deklaratë të përbashkët në atë kohë.

“Ne e filluam lidhjen tonë si miq dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe për të ecur përpara. Camila dhe Shawn.”

Mendes nuk e ka konfirmuar ende nëse është në një lidhje por në mars rrëfeu në një video në Instagram se e urren ndjenjëne të qenit vetëm./Lapsi.al

Camila Cabello spotted with Lox Club CEO Austin Kevitch

Camila Cabello spotted with Lox Club CEO Austin Kevitch



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *