• |
ide | kryesore

Juventus provon të bindë Di Marian: ulen vitet e kontratës, kështu Dekreti i Rritjes nuk bën punë

-Instant, Sport



Çështja Angel Di Maria nuk ka marrë ende zgjidhjen e saj, por duket se ka pasur progres në orët e fundit. Juve, në fakt, për të bindur “Fideon” për të pranuar propozimin bardhezi, vendosi të bëjë një hap drejt lojtarit. Për këtë atij iu ofrua një kontratë një vjecare me opsion për një sezon të dytë, në mënyrë që të vendoste nëse do të vazhdonte aventurën e tij në Torino, apo do të transferohej në Argjentinë, pas vetëm 12 muajsh në Serie A.

Di Maria do ta mendojë dhe deri në fund të javës duhet t’i japë një përgjigje përfundimtare Juventusit. Në tavolinë ka një pagë rreth 7 milionë euro, edhe pse me një kontratë të mundshme njëvjeçare, Zonja do të humbiste përfitimet e dekretit të rritjes. Për këtë arsye nuk heqin dorë nga pistat e tjera, të cilat të çojnë mbi të gjitha te Berardi, por edhe te Kostiç e Zaniolo, i cili është shprehur hapur se është gati të marrë trashëgiminë e Dybalës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *