• |
ide | kryesore

Ndihmonin kalimin e mallrave kontrabandë, arrestohen dy policë dhe dy doganierë në Qafë Thanë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy punonjës policie të pikës kufitare të Qafë Thanës, dy doganierë dhe tre persona të tjerë janë arrestuar pasi akuzohen për shpërdorim detyre, korrupsion dhe kontrabandë. Ndërkohë që tre persona: shtetasit Julian Hila, 37 vjeç, Florenc Gega, 22 vjeç dhe shtetasja Bule Hila, 38 vjeç, të gjithë banues në Librazhd janë kapur në flagrancë duke transportuar mallra ushqimorë të futura kontrabandë nga kufiri i Qafë Thanës, duke shmangur detyrimet doganore, punonjësit e policisë dhe doganës akuzohen se me veprimet e tyre, kundrejt shpërblimeve në para, kanë favorizuar shtetasit e mësipërm në kalimin e mallrave pa kryer procedurën e zhdoganimit.

Bëhet fjalë për dy inspektorë, Arjan Hajrulla 43 vjeç dhe Fisnik Mahmutllari, 38 vjeç, dhe doganierët Vladimir Bardhi, 53 vjeç dhe Julian Poce, 45 vjeç. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.



1 Comment

  1. O ju qifsha grate,motrat dhe gjithe fisin,o rraca e shkerdhyer.Produkte ushqimore ishin.Nuk ishte -kokaine-Sepse ushqimet ketu kane vajtur cmimet ne stratosfere,o rob qire te qeverise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *