• |
ide | kryesore

Johnny Depp ribashkohet me grupin e tij Hollywood Vampires

-Instant, Paparazzi, Slider



Johnny Depp  zbuloi se do të niset në turne jashtë shtetit me grupin e tij Hollywood Vampires, pasi shpalli datat e koncerteve në Gjermani dhe Luksemburg për verën e vitit 2023.

Ai është në grup së bashku me yjet e rock-ut Joe Perry, Alice Cooper dhe Tommy Henriksen.

Në mars 2021, Hollywood Vampires anuluan turneun e tyre për shkak të pandemisë. “Jemi të zhgënjyer për të njoftuar se duhet të anulojmë turneun tonë të riplanifikuar në Mbretërinë e Bashkuar/Europiane këtë verë,” thanë ata në një deklaratë në atë kohë. “Neu përpoqëm ta realizonim, por për fat të keq për shkak të kufizimeve, thjesht nuk është e mundur.”

Ata shtuan, “Faleminderit për mirëkuptimin, dhe ne do të kthehemi sapo bota të kthehet në normalitet!”

Javët e fundit, Depp ka qenë gjithashtu jashtë vendit duke performuar me muzikantin Jeff Beck. Një burimu shpreh për  PEOPLE se ai “ka ecur përpara”nga gjyqi i tij për shpifje në Virxhinia kundër ish-bashkëshortes Amber Heard dhe ” ndihet i lumtur që ka mbaruar”.

“Ai as që flet për gjyqin tani. Ai ngriti padinë sepse e konsideroi të nevojshme.  Tani është në gjendje t’i rikthehet asaj që pëlqen të bëjë. Atij i pëlqen të performojë dhe ka një verë të ngarkuar përpara. Ai gjithashtu pret me padurim të vazhdojë punën. Johnny thjesht dëshiron që karriera e tij të kthehet.”

Vendimi u zbulua më 1 qershor, me jurinë prej shtatë personash, kryesisht në anën e aktorit, duke i dhënë atij më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim. Amber, fitoi gjithashtu një nga tre pretendimet e saj kundër padive për shpifje dhe juria i dha asaj 2 milionë dollarë./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *