• |
ide | kryesore

DEL VIDEO/ Të rinjtë shqiptarë masakruan grekun pas sherrit për të dashurën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat greke kanë publikuar pamje nga ngjarja e rëndë, ku një grup të rinjsh shqiptarë sulmuan për vdekje një 42-vjeçar.

Në kamerat e sigurisë tregohet momenti kur një makinë policie dhe ambulanca mbërrijnë në vendin e ngjarjes dhe e marrin 42 vjeçarin për ta transportuar në spital.

“Proto Thema” shkruan se krimi ndodhi në orët e para të së dielës, në zonën e Rafinës në Athinë. Viktima ishte në një lokal me të dashurën e tij dhe dy persona të tjerë.

Në momentin kur u largua për në tualet shqiptarët i kanë ngacmuar të dashurën. Ky ka qenë shkaku u konfliktit. Më pas të rinjtë shqiptarë e kanë qëlluar 42-vjeçarin me doreza hekuri në kokë duke i shkaktuar plagë të rënda dhe hemorragji.

Policia greke tha se po punon për identifikimin e autorëve. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Te video duket qarte qe:
    Aleksandri i Madh e ka sulmuar i pari Darin.
    Napoleoni ka ikur me not nga Elba…
    dhe sidomos:
    Hitleri ka pasur mustaqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *