• |
ide | kryesore

Video/ “Theu dorën kundër Argjentinës në Botëror”, mesfushori i Nigerisë ‘bomba’ e Laçit në merkato

-Instant, Sport, Video



Teknikë fine, forcë fizike, kapacitet vrapimi dhe një e djathtë e fortë janë armët që mund ta bëjnë Babatune një lojtar fondamental për bardhezinjtë e Duros. Michael Babatunde është lojtari më i ri i shafqur në grumbullimin e bardhezinjve në Pogradec dhe pavarësisht nëse ka kondicionin e duhur fizik apo jo, kredencialet e mesfushorit janë absolutisht për tu besuar. 29 vjeçari ka luajtur rregullisht për kombëtaren e Nigerisë, duke u prezantuar në Kupën e Konfederatave të 2013 dhe Botërërin e Brazilit 2014 duke u konfrontuar edhe me yjet botërorë si Lionel Messi e Di Maria në përballjen me Argjentinën, në të cilën mesfushori theu edhe krahun, nga një top i goditur fort nga një shok i skuadrës.

Tekniku sigurisht që nuk ka patur aspak kohë të testiojë gjendjen e lojtarit, por e ka future menjëherë në fushë në miqësoren e fituar me përmbysje 2-1 kundër Gjilanit. Në dy sezonet e fundit mesfushori ka luajtur në Marok me Uydad Kasablanka, por aktivizimi i tij i fundit daton më 3 prill 2021 dhe në këtë pikë forma fizike me një vit inaktivitet mund të jetë problem më i madh i Laçit jo në aspektin e sezonit, port ë prezantimit në raundin e parë të Conference League.

https://www.youtube.com/watch?v=mLA0YCHgoBA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *