• |
ide | kryesore

Video/ Partizani me 10 lojtarë, 1-1 në Laç: Qirko e shpëton nga humbja, duke pritur penalltinë

F1, Sport, Video
Qirko



“Nuk gabojmë më” kishte premtuar Orges Shehi para ndeshjes, por Partizani bën një tjetër hap fals në Laç, duke rrezikuar madje edhe të dilte i mundur. Mbyllet 1-1 mes kurbinasve e të kuqve për javën e 29 të Superiores, pas kthimit nga pauza e kombëtares, me kryeqytetasit që luajtën gjatë me 10 lojtarë. Kartoni i kuq i Carës pas 18′ i komplikoi gjërat, edhe pse Partizani kaloi i pari në avantazh me golin e mbrojtësit Sota. Në pjesën e dytë, Sobowale barazoi rezultatin para se Qirko të ishte vendimtar me penalltinë e pritur.

Laçi, në fakt, ishte më ngulmues gjatë gjithë ndeshjes. Intensiteti i kurbinasve u shtua edhe më shumë pas kartonit të kuq të Carës. Ndërhyrja e sulmuesit të kuq ndaj Kurtit fillimisht u ndëshkua me të verdhë nga Xhaja, që u thirr te VAR dhe pas rishikimit përjashtoi lojtarin e Partizanit. Me 10 lojtarë ishte Partizani që gjeti avantazhin. Sota shënoi pas zhvillimeve kaotike të një goditje këndi dhe Shehi mendoi se ishte më e udhës të mbrohej.

Lexo më tej: Video/ Balaj nuk mjafton, Blazevic i jep asist Partizanit: Erzeni ndal Vllazninë në Loro Boriçi

QIRKO HERO, POR MBROJTJA PROBLEMATIKE

Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, kur Cungut aktivizoi Myrtën dhe Sobowale, në vend të Bajramajt dhe Kryeziut. Kombinimi i dy të sapofuturve sollën golin e barazimit. Sobowale finalizoi një aksion të gjithin në shtëpi, por Laçi kishte një marsh më shumë dhe kërkoi të dytin. Shehi u mbrojt me zëvendësimet e tij, por në minutën e 61′ Mikulic shkaktoi një penallti që mund të ishte fatale. Për fatin e të kuqve, Ujka u hipnotizua nga Qirko që shpëtoi rezultatin.

Cungu nxiti të tijtë të shtyjnë përpara, por nujk pati më gol dhe Partizani mbetet në vendin e tretë, me 47 pikë, tre pikë pas Vllaznisë, në renditjen e kampionatit. Laçi mbetet në zonën playout +4 nga zona e rënies.

Sota goal
byu/Albaniafootball insoccer

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *