• |
ide | kryesore

“CR7, jo faleminderit”: Bayern Mynih avancon me 120 milionë euro për Osimhen

-Instant, Sport



Bayern Mynih luan me dy porta: nga njëra anë i reziston shitjes së Robert Lewandowskit duke mos shkuar të takohet me Barcelonën, nga ana tjetër insiston për të gjetur zëvendësuesin e tij aq shumë sa në Gjermani flasin për 120 milionë euro të ndara për një sulmues të ri që të bëjë të harrohen 238 golat e shënuar në 254 ndeshje nga polaku. Në kohën kur është përfolur shumë një ardhje e Cristiano Ronaldo, në thyerje të mardhënieve me Manchester United, Bild ka zbuluar idenë e bavarezëve për Victor Osimhen, i cili kishte hyrë në orbitën bavareze një muaj më parë dhe më pas u la mënjanë për shkak të kërkesës së lartë të Napolit. Në realitet, pozicioni i De Laurentiis ka mbetur i njëjtë: kërkesa prej 110 milionësh dhe në çdo rast jo nën 100, por nëse emri i nigerianit vazhdon të jetë aktiv te Bayern, do të thotë se vlerësimi është i madh.

Bild, për të qenë më i saktë, ka intervistuar Gernot Rohr, ish-mbrojtësi i Gjermanisë që ka trajnuar Nigerinë nga viti 2016 deri në 2021 dhe që për këtë arsye e njeh mirë Osimhen: “Nëse Lewandowski do të largohet vërtet, Victor do të ishte zëvendësuesi ideal: jam i sigurt se do të imponohej në Mynih”. Për sulmuesin e datëlindjes 1998, përshtatja në Bundesligë do të ishte më e lehtë, duke pasur parasysh përvojën te wolfsburg në 2017-18, dhe mund të ishte gjithashtu një mundësi për një revansh, duke qenë se në atë sezon ai luajti 15 ndeshje pa gjetur rrugën e golit.

Megjithatë, pengesat mbeten. Fillimisht largimi i Lewandowskit, më pas dëshira për të kaluar nga fjalët te vepra: nga 120 milionë të akorduara për një sulmues të ri, të paktën 100 duhet të derdhen në arkën e Napolit. Ndoshta pa humbur shumë kohë pasi më pas do të duhej të gjendej një zëvendësues për Spallettin i cili pas vetëm katër ditësh, në grumbullim, do të nisë punën për sezonin e ri dhe do të donte të kishte skuadrën përfundimtare sa më shpejt të jetë e mundur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *