• |
ide | kryesore

Mourinho i paduruar: i kërkon Romës edhe dy blerje të forta

-Instant, Sport



“Flasim më 13 gusht”, tha José Mourinho, duke zbarkuar dje në Romë në funksion të fillimit të grumbullimit që nis të martën. Duket e vështirë për dikë si ai, që ka ndërtuar karrierën e trajnerit mbi trofetë që ka fituar por ka krijuar edhe një personazh të bazuar në komunikim, të qëndrojë një muaj me gojë mbyllur: fjalia, e sjellshme, por e vendosur dhe serioze, dukej më shumë si një driblim, qoftë për shkak të lodhjes së udhëtimit ose sepse ndoshta, thellë brenda, ka diçka në merkaton e verdhekuqve që ende nuk i pëlqen. Duke konsideruar Svilar (mbi të gjitha) dhe Celik si dy alternativa për titullarët, deri tani e vetmja blerje e vërtetë është Matic, por Mou pret më shumë, shumë më tepër: të paktën dy mesfushorë, madje edhe të një sulmuesi, nëse Zaniolo do të largohet.

Portugezi e di që bilanci i Romës nuk lejon ekzagjerime, e ka përsëritur këtë disa herë edhe gjatë sezonit të kaluar, por në të njëjtën kohë ai ia ka përcjellë dëshirat e tij drejtorit të përgjithshëm Pinto: një ekip më të fortë për të aspiruar Ligën e Kampionëve dhe një skuadër të përcaktuar sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe ky aspekt i dytë duhet të rregullohet duke parë sa shumë lojtarë të tepërt ka për Special One: Calafiori, Carles Perez, Darboe, Diaëara, Kluivert, Veretout dhe Villar. Nuk janë pakë dhe, për më tepër, është Zaniolo që mund të largohet. E të gjithë së bashku do të financojnë pastaj merkato në hyrje.

Në mesfushë emri më i nxehtë është ai që të çon te Frattesi, kjo javë mund të jetë vendimtare për marrëveshjen me Sassuolon. Mourinho do të donte gjithashtu Sabitzer të Bayern Mynih, ndërsa alternativat nisin nga Douglas Luiz (Aston Villa), Aouar (Lyon) dhe Saul (Atletico Madrid). Nëse Zaniolo do të largohet, mbetet në lojë opsioni Berardi, duke pasur parasysh kontaktet me Sassuolo për Frattesi, apo Guedes që ka avantazhin të jetë nga skuadra e Mendes, por vlerësohet 40 milionë. nga Valencia..



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *