• |
ide | kryesore

“Mund të dyfishonim rezultatin”: Mehmeti kërkon nga Partizani të rrijë “me këmbë në tokë”

-Instant, Sport



“Mendoj se duhet të rrimë me këmbë në tokë. Asgjë nuk ka përfunduar. I gjithë problemi që kemi pasur ka qenë ajo që kemi shprehur gjithmonë, që skuadra kundërshtare ka ritmin e lojës”. Dritan Mehmeti nuk e fsheh kënaqësinë për fitoren e marrë në transfertë kundër Saburtalos, 1-0 në vajtjen e raundit të parë të Conference League. Tekniku i Partizanit e kishte menduar vështirësinë e ndeshjes, për shkak se gjeorgjianët ishin më përpara me formën fizike, por tashmë ka avantazhin e një goli në kthim: “Qetësia duhet të transmetohet te lojtarët, jam unë ai që mbaj përgjegjësi, jam unë kryesori dhe duhet të jem ai që transmeton qetësi te skuadra dhe ata ma shpërblejnë me këtë impenjim që kanë. Kam vetëm falënderim për çunat dhe duhet të punojmë bashkërisht që t’ia dalim”.

Është e qartë se Mehmeti do të donte një rezultat më të rrumbullakosur, por edhe kaq mjafton si debutim: “Unë mendoj se mund të dyfishonim rezultatin. Por kur humb rast, si pa e kuptuar lojtarët humbin besimin dhe mendojnë se kanë edhe 3-4 minuta. Duhej të kishim kërkuar me shumë besim në zotërimin e topit. Por duhet të kuptojmë që shumë elementë që kanë ardhur, kanë ardhur me vonesë në aspektin fizik. Janë shumë faktorë që ndikojnë por megjithatë rezultati është mbi të gjitha”, e mbylli Mehmeti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *