• |
ide | kryesore

Mbi 20 shqiptarë përleshen në Itali, plagosen 7 të mitur

-Instant, Lajme, Të fundit



Një grup të miturish shqiptarë janë konfliktuar mbrëmjen e djeshme në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën e pritjes Passo dell’Acquidotto, në lagjen Castelletto të Xhenovas.

Si pasojë e përleshjes, 7 fëmijë kanë mbetur të plagosur. Policia ka identifikuar 10 prej tyre dhe ka nisur hetimin.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga karabinierët dhe policia, të cilët ndërhynë në vendin e ngjarjes,  një grup shqiptarësh dhe një egjiptian  janë përballur me rripa, fikse zjarri dhe hekura.

Në përleshje janë përfshirë të paktën 20 të rinj. Disa banorë të cilët dëgjuan britmat dhe zhurmat kanë lajmëruar policinë, shkruan Ansa.

Një pjesë e godinës u evakuua pasi u pushtua nga pluhuri i aparateve të zjarrit që përdornin djemtë për t’u përballur me njëri-tjetrin. Gjatë përleshjes të rinjtë kanë thyer xhami dhe kanë goditur me shkelma mobiljet dhe dyert.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *