• |
ide | kryesore

Drejtori sportiv i Bayern, Salihamidzic në Torino për De Ligt: “A besojmë? Të shohim…”

-Instant, Sport



Juventus duket se është gati tashmë të lejojë Matthijs de Ligt të largohet: përshpejtimi i negociatave parashikohet sot, me një blitz të Bayern Mynih, me mbërritjen e drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic, një ish-lojtar i Juventusit, në Torino. Një detaj për të treguar dëshirën e bavarezëve për të kaluar nga negociatat e tavolinës në konkretizimin e një një ofertë, që homologu i tij Cherubini pret të jetë jo më pak se 90 milionë euro, përfshirë bonuset. I pyetur nga gazetarët prezentë në aeroportin e Caselle, nëse beson se mund ta mbyllë me sukses tratativën për mbrojtësin hollandez, drejtuesi i bavarezëve është përgjigjur me një “të shohim”.

Në fakt, për lojtarin është gati një kontratë pesëvjeçare, deri në vitin 2027, me një pagë bruto rreth 18 milionë euro në sezon. De Ligt aktualisht ka një kontratë prej 8 milionë që me bonus mund të arrijë deri në 12, por Juventus, për të rinovuar akordin, kishte kërkuar të uleshin shifrat e pagës.

Vullneti i De Ligt është të largohet nga Juventusi, por drejtuesit e dy skuadrave duhet të bëjnë hapin e fundit, prandaj opsioni Chelsea nuk duhet absolutisht përjashtuar. Vetëm një ditë më parë, de Ligt u shfaq në grumbullimin e Juventusit duke u ndalur për të nënshkruar autografe për tifozët që i kërkuan të qëndronte, por historia mes 23 vjecarit hollandez dhe Juventusit tani duket se është në fund të ditëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *