• |
ide | kryesore

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss i bashkohet garës për postin e kryeministrit

-Instant, Lajme, Planet



Sekretarja e Jashtme e Britanisë Liz Truss i është bashkuar garës për të zëvendësuar Boris Johnson. Truss ka folur për planet e saj për të kandiduar si kryeministre në Daily Telegraph. Gjatë intervistës, Truss u zotua se ajo do të “luftonte zgjedhjet si konservatore dhe do të qeveriste si konservatore”. Sekretarja e Jashtme e Britanisë premtoi se do të ulë taksat “që nga dita e parë”, nëse vjen në pushtet.

Komiteti i 1922 i deputetëve konservatorë që organizon gara do të mblidhet të hënën për të vendosur orarin dhe rregullat e garës së lidershipit, që numëron tashmë 11 kandidatë. Procesi me dy faza do të shohë deputetët konservatorë të zvogëlojnë kandidatët në dy, përmes raundeve të votimit, përpara se anëtarët e partisë konservatore të vendosin fituesin.

Gara do të jetë e fortë pasi lista e pretendentëve për kryesi përfshin:

  • Ish-ministren e barazive, Kemi Badenoch
  • Prokuroren e Përgjithshme, Suella Braverman
  • Ministri i sapoemëruar i Ministrisë së Jashtme Rehman Chishti
  • Ish-sekretari i shëndetësisë, Jeremy Hunt
  • Ish-sekretari i shëndetësisë, Sajid Javid
  • Ministrja e Tregtisë, Penny Mordaunt
  • Sekretari i Transportit, Grant Shapps
  • Ish kancelari, Rishi Sunak
  • Sekretarja e Jashtme, Liz Truss
  • Deputeti, Tom Tugendhat
  • Kancelari, Nadhim Zahawi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *