• |
ide | kryesore

Strakosha në Premier League: portieri kalon vizitat mjekësore me Brendford

-Instant, Sport



Thomas Strakosha e ka me nxitim për të nisur aventurën e re në Premier League: siç raporton Sky, portieri i liruar nga kontrata me Lazion ka kryer kontrollet mjekësore për Brentford. Mes shtyllave të Bees, portieri i kombëtares shqiptare do të konkurojë me David Raya për një fanellë titullare. Ndërkohë Lazio e ka zëvendësuar tashmë shqiptarin me Maximiano, portierin e ardhur nga Granada e Uzunit.

Brentford ka mundur kështu konkurencën e Manchester United, që kërkonte portierin e kombëtares si zëvendësues të David De Geas. Bees ka përshpejtuar bisedimet me Strakoshën dhe stafin e tij dhe kanë gjetur akordin me shqiptarin, që do të firmoset në përfundim të vizitave mjekësore.

Brendford ka nevojë për më shumë konkurrencë për Raya. Strakosha mund të jetë në fakt më shumë se kaq, përkundrazi do të veprojë si i barabartë me të. Kjo do të bënte të mundur një ndarje interesante të përgjegjësive në Brentford Community Stadium, në sezonin e ardhshëm.

Strakosha do të bëhet kështu nënshkrimi i tretë i Brentford për këtë verë. Ata tashmë kanë blerë Aaron Hickey nga Bologna dhe kanë rezervuar yllin e Hull City, Keane Lewis-Potter për teste mjekësore të hënën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *