• |
ide | kryesore

“Bëja 50 km në ditë me bicikletë për në stërvitje”: Oblak tregon vuajtjet e futbollit në fillimet e tij

-Instant, Sport



Jan Oblak tashmë po përgatitet për sezonin e ardhshëm me Atletico Madridin dhe ka dhënë një intervistë të gjatë për France Football, duke zbuluar shumë gjëra. Portieri, një shtyllë themelore në formacionin e Simeones, foli për karrierën e tij dhe sakrificat e bëra për të arritur këtu ku është sot.

Futbolli ka qenë gjithmonë pasioni i tij, aq sa kur ishte fëmijë ka udhëtuar 50 km me biçikletë vetëm për të qenë në gjendje të stërvitej. Oblak, në fakt, u rrit në Skofja Loka, një qytet 25 kilometra nga Lubjana, në Slloveni: “Kur isha dhjetë vjeç shkoja në stërvitje me biçikletë. Kështu që çdo ditë më duhej të pedaloja 50 kilometra, por nuk do ta ndërroja instruksionin dhe trajnimin që merrja me asgjë. Në të vërtetë, uroj që të gjithë fëmijët të kenë të njëjtën fëmijëri. Ishte një ekuilibër i përsosur. Debutimi im në ekipin e parë, në moshën 16-vjeçare, ishte një rastësi e vogël. Kur klubi falimentoi vendosa të qëndroj, e ndjeja se nuk duhej të braktisja anijen dhe koha më dha të drejtë, sepse klubi e mori veten shumë shpejt dhe mirë. Nga ana ime, kisha grumbulluar përvojë dhe tashmë isha gati për kapërcimin e madh”.

Më pas, kalimi në Portugali, në një moment të vështirë për futbollin luzitan: “Nuk ishte e lehtë. Sapo mbërrita te Benfica, luajta edhe si mbrojtës i djathtë gjatë parasezonit. Isha vetëm një numër. Shkova nga huazimi në huazim. Në atë kohë futbolli portugez po kalonte një krizë të vërtetë. Mbaj mend kaq shumë ndërprerje të energjisë, dushe të ftohtë. Me Río Aven munda të luaja. Në moshën 20-vjeçare isha gati të kthehesha. Me Benfikën fituam tre tituj dhe unë luajta në finalen e Europa League të humbur me penallti kundër Sevillas”.

Në 2014, erdhi mundësia e madhe. Oblak firmosi me Atletico Madrid: “Në verën e vitit 2014, pasi fitoi kampionatin dhe luajti finalen e Champions League, Atletico e dinte që Courtois do të shkonte te Chelsea. Pas dy-tre seancave stërvitore, mbeta jashtë për një dëmtim. Moyá bëri shumë mirë. Ishte e vështirë për mua, por rolin e dija tashmë. Kur je portier, shanset nuk vijnë shumë shpesh, por kur arrin të zësh vendin tënd, konkurrenti yt nuk ka shumë shanse ta rifitojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *