• |
ide | kryesore

Të shtëna armësh në Athinë, plagoset një shqiptar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Mediat greke kanë raportuar se mbrëmjen e së premtes papasur të shtëna me armë zjarri në Athinë.


Sipas të njëjtave burime, një shqiptar ka përfunduar në spital, si pasojë e të shtënave.


Ngjarja ka ndodhur në orën 22:00 në zonën e Metaxourgeio, në rrugën e Chios. Policia është vënë në kërkim të autorit të sulmit.

Sipas informacioneve të para, i plagosuri është qëlluar me plumb në bark dhe në këmbë.

Të dhënat e para që flasin edhe për mundësi larje hesapesh qe mund të kenë lidhje me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.