• |
ide | kryesore

Akuza e Britanisë për pasurinë dhe lidhjet me Damir Fazlliç, Berisha përgjigjet ashpër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar akuzën e dytë që qeveria britanike ka adresuar në drejtim të tij, pas shpalljes non-grata.

“Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish-këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.”, thuhet në vendimin e qeverisë britanike.

Ndërkohë, Berisha e ka mohuar akuzën, duke shtuar se;

“Në lidhje me shpifjet mbi të cilat bazohet vendimi i Sekretarit të Brendshëm të MB, po i marr me radhë. Së pari, për akuzën se unë kam lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët i kam përdorur për qëllime politike. Kjo është një akuzë që nuk më është bërë kurrë, as nga kundërshtarët e mij dhe nga asnjë institucion zyrtar kombëtar apo ndërkombëtar. Ju jeni dëshmitarë të faktit se, askush tjetër sa unë nuk ka denoncuar pa ndalur, pa kompromis, me emra, pa marrë parasysh asnjë rrezik personal apo familjar, kriminelët, grupet e organizuara kriminale të këtij vendi, dhe lidhjet e tyre me qeveritarë.

Askush tjetër në qeveri nuk ka bërë luftë ndaj krimit të organizuar, dhe nuk ka pasur rezultatet që kam pasur unë, të cilat kanë qenë kusht për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në NATO. Dhe askush tjetër në opozitë, me asgjë më shumë se një IPad dhe fjalën time, e mbi të gjitha pa asnjë mbrojtje, përveç mbështetjes qytetare, nuk e ka bërë këtë.

Sot nuk gjen dot një shqiptar të dalë e të thotë, me cilin kriminel ka bashkëpunuar Sali Berisha, apo cili kriminel ka përfituar prej tij gjë tjetër veç burgut dhe denoncimit publik. Të gjithë kanë parë se si Edi Rama i bëri ata deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë policie, biznesmenë, investitorë strategjikë dhe, në fund, përmes amnistisë fiskale ju ofron një lavatriçe të madhe për të larë paratë e krimit dhe drogës!

Ju e dini kush ka ardhur ne pushtet me ndihmën e bandave, dhe kush i ka përdorur ato për ta mbajtur pushtetin. Sali Berisha ka ardhur në pushtet me votën e qytetarëve dhe ka dorëzuar pushtetin po përmes saj, pasi të vetmen kontratë gjithë karrierën time e kam pasur vetëm me qytetarët.

E pra, të akuzosh pa përmendur një fakt, dikë që kurrë dhe në asnjë rast nuk ka bërë kompromis me krimin, ndërkohë që vendi nën qeverisjen e Ramës rënkon nën thundrën e bandave, vrasjeve mafioze, kapjes së shtetit dhe shkrirjes së pushtetit me krimin, nuk bën gjë tjetër veçse e ndihmon atë!

Së dyti, në lidhje me biznesmenin Damir Fazlliç. Nuk kam pasur kurrë dijeni, as sot nuk di që ai të ketë qenë ndonjëherë objekt padish për aktivitet kriminal, në MB ku ai është qytetar, apo në ndonjë vend tjetër. Ai ka qenë dhe është një investitor, që ka sjellë kapital në Shqipëri nëpërmjet bankave dhe në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe ndërkombëtar, siç kanë dëshmuar verifikimet e organeve zyrtare të fushës. Prokuroria e Ina Ramës, për mendimin tim për motive politike, çka unë e denocova, ngriti dhe zhvilloi hetime ndaj tij në përfundim të të cilave nuk provoi dot asnjë shkelje të z. Fazlliç. Dhe ju rikujtoj se, ajo për të cilën e hetonin. ishin jo tendera, prokurime të drejtpërdrejta apo para publike, por blerje e një toke private, me fonde gjithashtu private.

Damir Fazlliç nuk ka përfituar kurrë, qoftë dhe një qindarkë të vetme nga unë apo qeveria ime. Ai ka vazhduar biznesin dhe investimet gjatë qeverisë Rama, dhe nëse do kish patur pengim të hetimit ndaj tij gjatë qeverisë sime, ka pasur 10 vjet kohë që të hetonte Prokuroria gjatë qeverisë Rama, por asgjë e tillë nuk ka ndodhur.
Pra, autoritetet e MB të vetmin rast konkret që citojnë është i 14 viteve më parë, i cili u vendos në hetim pa asnjë fakt, për transferta të rregullta bankare, për të cilat pas hetimit, Prokuroria nuk ngriti dot padi, sepse Fazliç kishte kryer çdo gjë sipas ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, dhe kishte si faj të vetëm se ai, me Kompanine BGR, kishte këshilluar mua ne fushatën elektorale të vitit 2005, nga e cila ish-komunistët humbën. E trishtueshme është që sot, pas 14 viteve, kjo çështje përdoret si treguesi i vetëm në të cilin mbështesin vendimin e tyre autoritetet britanike.

Më lejoni t’u them se, vite pasi hetimi i Prokurorisë së Ina Ramës ndaj Damir Fazllic, me të cilin nuk provoi dot asnjë shkelje, unë kam vizituar Britaninë e Madhe dhe kam takuar kryeministri e këtij vendi. Madje kam marrë edhe përgëzime për reformat e ndërmarra dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Përveç kësaj, në vitet 2005-2013, me agjencitë e zbatimit të ligjit të këtij vendi, si Soca etj., kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit të organizuar, përfshi këtu edhe operacione të fshehta, të cilat janë vlerësuar shumë prej tyre.”.



23 Comments

  1. Po nuk e kam bere more , per koke te femijeve qe nuk e kam bere.
    Ja ju vete jeni deshmitare . Asnje institucion kombetar nuk me ka akuzuar per bashkpunim me krimin.

  2. Qyfyre, nese Sali Berisha ka gjynahe, duhet denuar dhe jo me nje “non grata”, por me nje vendim gjyqesor te formes se prere. Ama qe duhet denuar edhe nje pjese e mire e qeverise Rama (deri me tani vetem dy ministra jane ne burg dhe per gjera qe nuk i kane bere, jo per ato qe kane bere), duke filluar nga Beqja i tepsise, Ahmetaj i orgjive, Sporobuci e Skenderbeut, Tualet Palla i krimit te organizuar, Lali Eri me Maybach etj.etj. Lista zgjatet shume me keta njerez. Por kjo shpallje “non grata” nga GB duket qarte se vjen nga lobimi i Rames tek Blair dhe nga frika qe e ka zene pas 7 korrikut. Rama e di se nese bie nga kali, burgu do jete i gjate per te dhe nuk do kete tolerim. Edhe vete Velina e bashkise do ia fuse sa krahu nese i vjen momenti. Duke ditur se sot ka shume armiq, Rama mundohet te neutralizoje ate me te rrezikshmin sepse do i duhet qe te stiloje vetem rroba te burgosurish ne vazhdimesi.

  3. Ti qenke edhe me trap se Berisha. Cfare ishte 7 korriku qe po e permendni kaq shume. 5 mije vete ishin por qe u be mediatike nga media e Berishes. Ne kete vend ka pakenaqesi qe shikohet kudo por jo aq sa te marrin pjese ne nje grumbullim qe udhehiqet nga nje komunist dhe enverist. Po te shikoni ne youtube do ta kuptoni qe Basha ka mbledhur edhe me shume sa propagandohet 7 korriku. Nje miting si gjithe tjerat ishte dhe kaq.

  4. Me pare kam menduar se vetem ne nuk dime c’bejme. Por tani mendoj se shumica ne kete bote nuk dine se ku po shkojne, perfshire edhe te medhenjte. Te keqijat e kesaj bote gjithmone nga te medhenjte kane ardhur, amerika, anglia, rusia.

    1. ti me kujton ate barcaleten e nje shoferi qe degjoi ne radio qe eshte nje makine qe ka hyre ne autostrade ne krah te kundert, dhe shoferi thote, ‘ CFARE NJE MAKINE MOREEE.. KETU JANE TE GJITHE NE KRAH TE KUNDERT ‘..
      Dhe kjo puna jote qe mendon se vetem ju po shkoni NE KRAHUN E DUHUR , nuk po shikoni nje cike se qenkan shume me teper se ju ata qe mendojne ndryshe dhe jeni ne kahe diametralisht te kunderta ?

  5. Kur Damiri dha interviste tek Fevziu. Ka ardhur ne Rinas edhe eshte printer nga Agron Kulici me eskort policie edhe eshte shoqeruar ne TV Klan. Me pas po me eskort eshte larguar per ne aeroport. Ne menyre qe prokuroria te mos kishte mundesi ta takonte. Po sigurisht ky veprim eshte bere pa dijenin e Saliut.

    Hajde ishallah e me kemben e mbare edhe e merry edhe Ramen me vete

    1. Lajmin e ka konfirmuar vetë Sali Berisha në konferencën për shtyp. Ai është shpallur ‘non grata’ nga Mbretëria e bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike.Shko me pushime salih te kasollja ne gjirin e lalzit se u lodhe o plaku salih i ke lene shpellkaret e maloket pa dinjitet ne kete bote

      1. Që Rama është më I korruptuari në Europë këtë e di dhe bufi por, Saliut me Damir Fazlliç ja kanë mbyllur gojën anglezët. Se nuk ka gomar ta hajë që Fazlliç erdhi vetë e bleu toka të ndotura për pak lekë e atje qeveria e Salës vendosi të ndërtojë portin e hidrokarbureve dhe ai e shiti tokën me 5-10 fish më shumë se çmimi i blerjes. Duke fituar të paktën 50 milion euro(sa deklaroi vetë). Tani ose ai është magjistar ose e ka bërë në bashkëpunim me Salën e njerëzit e tij.

    2. Ne fakt duhet te urosh te kunderten..rama veliaj para e salu nano mbrapa perndryshe do presim edhe njezet vjet me hajdute e kriminele ne pushtet

  6. Ajo qe eshte qesharake eshte fakti qe Fazllic nuk shpallet non grata por shpallet Berisha qe ka “lidhje” me te

  7. Dy nga shtetet me te fuqishme te botes jane kundra teje o zullumqar njeri pa nder te. Erdhi dita te pergjigjesh per krimet e tua

  8. po ti mor sali ske ndal se beri pazare me vendet e tjera sidomos me serbin… le te mos kujtojm dhe rastin e srebrenices

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *