• |
ide | kryesore

Shqiptarët në Greqi, Tur-Operatorët: Në plazhet e jugut më pak turistë për shkak të çmimeve të larta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këtë korrik në plazhet e jugut ka pasur më pak turistë. Për kryetarin e Shoqatës së Turoperatorëve, Besnik Vathi, shkak janë çmimet e larta dhe mungesa e strukturave hoteliere.

“Zona e jugut historikisht nuk ka pasur më shumë sesa 45 ditë shfrytëzim, gjë që ka dhe pasoja prej këtij frekuentimi të shkurtër, pasoja në çmimet e larta që ofron. Nuk ka atë inventar të madh hotelier që ka zona Durrës-Golem,” tha Besnik Vathi, Kryetar i Shoqatës së Tur-Operatorëve.

Heqja e kufizimeve të pandemisë ka shtuar numrin e shqiptarëve që po pushojnë jashtë vendit. Risi këtë verë është Spanja, por Greqia dhe Turqia janë ndër destinacionet më të preferuara.

“Lëvizja e parë për nga numri është drejt Greqisë, për nga të ardhurat, shpenzimet që bëjnë është drejt Turqisë. Por ka lëvizje këtë vit për herë të parë edhe drejt Spanjës pasi ka fluturime direkte. Vazhdojnë fluturimet drejt Egjiptit,” tha ai.

Ndërsa të huajt që kanë vizituar Shqipërinë kanë zgjedhur të qëndrojnë në plazhet pranë Tiranës, në Durrës e Golem.

“Turizmi i plazhit ka zonën kryesore që është Durrës-Golem, zona që pret numrin më të madh të turistëve nga jashtë vendit,” tha ai.

Ata janë kryesisht nga Europa Perëndimore, por të shumtë janë edhe turistët nga vendet skandinave.

“Janë shtuar destinacionet pasi ka për herë të parë fluturime direkte nga Tirana edhe me fluturime të skeduluara drejt vendeve Skandinave. Janë dy dhe do bëhen tre qytete në Francë që fluturohet direkt, janë Barcelona dhe Madridi për herë të parë që fluturohet direkt gjatë këtij viti,” tha ai.

Pavarësisht problematikave që lidhen me çmimet apo mungesën e punonjësve të kualifikuar, Turoperatorët thonë se industria e turizmit ka nisur të rimëkëmbet pas dy viteve pandemi./ Ora News



17 Comments

  1. Edhe pas 30 vitesh jugoret nuk dine se cfare eshte biznesi i turizmit. Mesuan mire trafiqet, por jo biznesin normal, ndaj meritojne bojkotin derisa te kuptojne se sherbimi dhe cmimet jane kyci i kesaj fushe.

    Kur qytetari ndihet i vjedhur dhe i keqtrajtuar edhe biznesi nuk ecen.

    1. mos fol qesim se je injorant, shko ne durres e shkod ne vlore. Do shikosh vloren plot me levizje e me njejres, e do shikosh durresin ku kercejne fshatare ne lokale bosh.

        1. Vlora eshte plot! detyrohemi te prenotojme nje dite perpara. Besnik vathi do me shit bileta per jashte shqiperise.

          1. Keto te vlores per te cuar me dele e bejne mire, per gje tketer sja thone. Ky qe ju del.zot te shkoje ne lezhe, durres velipoje e te shikoje cmimet dhe sjelljen.
            Megjithese ku di gomari ca eshte bari.
            Sa per fshayaret qe kercejne, ne vlore plasen qytetaret duke ngrene mish qingji

  2. Vetem ne Shqiperi nga Jugu ne veri plazhi eshte i zene nga privati gje qe nuk ndodh ne asnje vend tjeter. Cdo pellembe rere eshte me cadra private, po plazhi publik ku eshte apo ne drejtim te paditur. Ku dolen keta “pronare” ne plazh?Mos flasim pastaj per cmimet dhe cilesine e sherbimit

  3. Nje nga problemet eshte edhe ky qe trajtohet. Por te thuash nuk ka hotele ne Jug, kryesisht Sarande, genjen ! Hotele ka sa te duash. Cmimi dhe oferta eshte problem me vete, por PROBLEMI ME I MADH eshte se ne Sarande nuk ke ku ben plazh se thuajse i kane kthyer ne “privat” e bejne cmime si ti doje kokrra e qefit.
    Kam tre vite qe e frekuentoj me familjen, por ky ka qene viti me i dhjere sepse pervec cmimeve ne markete e plazhe (te cilat duhet te jene/por nuk jane realisht publike) te kepusin edhe per parkimet. Skandali me i madh eshte se nje parkim kushton jo me pak se 5.000 lek te vjetra, si te rrish nje ore si te rrish 20 minuta.
    Perfundimisht me keqardhje i kam bere mutin e nuk shkoj me.

  4. Licenca eshte 350.000 Leke te reja per 2 muaj shfrytezim, per Beach Bar kostot jane te tjera, duhet te kesh edhe licencen e shpetimit ne det dhe gjithe keto per 2 muaj. Kostot jane kacafiu..Ju ankoheni per coca cola 300 leke. Ikni ne mal te zi e itali dhe shikoni se na cate trapin, morracake me traste me vete..

    1. e kanë mënjanuar zyrtarisht nga protokolli Doktorin, duke dhënë mesazhe të hapura se qeveritë e tyre nuk duan të kenë punë me kreun e ri të PD. Më në fund, të gjithë ata që bëjnë sikur shpërfillin sot vendimin e Londrës zyrtare, së pari i bëjnë një shërbim të keq publik imazhit të vetë Sali Berishës në opinionin publik shqiptar, e së dyti dëshmojnë edhe një herë atë që dihej botërisht pasi Berisha shkeli në zyrën e kreut të PD: që kjo parti do të harxhonte pafund kohë, energji dhe nerva duke u marrë më fatin personal të Doktorit, e jo me opozitën ndaj qeverisë së Edi Ramës.

    2. Trasten njerezit e marrin si te duan. Ate plazhin sjua la baba trashegim, prandaj.mblidhni ato karrige te ndryshkura e te shtrembera e lironi plazhin.
      Ngopet zorren me buke e ju peemdni trasten njerezve. Hani nje m.. tani rrini vete nen cadrA.

  5. Cmimet ne plazh jane me shtrenjte se ne Itali e France ose njesoj prandaj ti “parelliu” madh mos na jep shume mend. Ne itali e France rrogat jane te pakten 3 fish me te larta dhe ato cmime jane normale per ata qe jetojne atje. Keto cmime ne Shqiperi i perballojne ata qe merren me droge ose punojne ne shtet sepse me rroga do iknin ne plazh me dite dhe me buke me vete

  6. po ca flisni o kazan plazhet e jugut plot i ke jo vetem te jugut dhe te durresisit e spillen plot i ke prandaji mos sajojini historira te kota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *